Siberi masakër fëmijësh: 41 të vdekur në zjarrin që përfshiu qëndrën tregtare

0
152

Bilanci i tanishëm i viktimave është 64 gjithsej. Por 10 persona mungojnë në apel. Imazhe dramatike të njerzve brenda që kërkojnë shpëtim duke u hedhur nga dritaret.

Masakër fëmijësh e shkaktuar nga zjarri që shpërtheu në një qendër tregtare në Kërmerovë, një qytet industrial në rajonin rus të Siberisë. Ka 41 fëmijë të vdekur nga flakët, 53 janë të gjithë viktimat. Dhe bilanci mund të përkeqësohet, sepse sipas policisë, të paktën 27 persona mungojnë. Sipas autoriteteve, flakët filluan në një nga kinematë në katin e katërt dhe më pas u përhapën në pjesën tjetër të strukturës.

Zjarri  dogji gjithashtu kopshtin zoologjik, që ndodhej në katin e tretë, ku kishte rreth 200 kafshë, duke përfshirë lepujt, urithe, porcupines, iriq, ketrat, dhelpra, e kafshë të tjera të vogla. Flakët – bënë të njohur zjarrfikësit – pas disa orësh u arritën të shuhen.

Kompleksi Zimnyaya Vishnya është një kompleks prej 23.000 metër katror, i hapur në vitin 2013, me 250 hapësira parkimi, shumë dyqane, restorante, një sallë filmi, një sallë boëling dhe një zonë për fëmijët. Flakët, sipas hetimeve fillestare, filluan nga kati i katërt, në mes të një shfaqje  të së dielës, me qendrën e mbushur me familje me fëmijë dhe shkatërruan një sipërfaqe prej rreth 1600 metra katrorë. Të paktën 20 persona u shpëtuan, ndërsa 100 të tjerë u evakuan menjëherë pas alarmit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here