Propozimi i ish deputetit: Tabaku ne krye te PD

0
238

Ish-politikani Neritan Ceka, i ftuar sot emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, foli për situatën politike në Shqipëri ndër vite, duke u ndalur dhe tek ngjarjet e muajve të fundit.

Teksa foli për liderin e Partisë Demokratike, Ceka u shpreh se ka gura të tjera në PD, të cilat mund të udhëheqin më mirë këtë forcë politike. Ai përmendi deputeten demokrate Jorida Tabaku.

“Zonja Tabaku është një model që duhet ndjekur. Tabaku nuk është e re, është e bukur simpatike, është modeli, nuk duam më heronj”, u shpreh ndër të tjera Ceka.

Më tej ai shtoi se i pëlqen dhe agresiviteti i politikanëve në disa raste. “Më pëlqen dhe agresiviteti, dhe kur hedh çizme, është diçka ndyshe që i tregon kundërshtarit që këtu nuk ka veç burra por ka dhe gra. Kam parë debate mes grash e vajzave  e jam zhgënjyer nga mungesa e feminilitetit”, shtoi ndër të tjera ish-Ministri i Brendshëm

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here