Minatorët drejt Kryeministrisë: Rama, ke 30 min afat ose do të hyjmë me forcë!

0
310

Minatorët me artopalant i kanë bërë thirrje Kkryeministrit Edi Rama nga poshtë dritareve të tij në Kryeministri që t’u japë një orë e më parë statusin e minatorit dhe i kanë lënë vetëm 30 minuta afat para se të hyjnë me forcë në selinë e qeverisë.

Ata e kanë marrë fjalën me radhë, ndërkohë që nga selia e qeverisë edhe tani kur po protesta po vazhdon, nuk ka pasur asnjë reagim.

‘Në qoftë se qeveria dhe kryeminsitri janë të papërgjegjëshëm, është detyra jonë t’i kthejmë ato në “metro”, siç i thuhet, dhe kjo nuk bëhet duke i fërkuar shpatullat, por duke u treguar forcën e ligjit.”

Njeri prej tyre kërkoi të hynin me forcë në zyrën e Kryeministrit, sepse “nëse këta na gjejnë neve dele, thikën në fyt do të na vënë”.

Këta pushtetarë ose pusht-etarë – por zoti kryeministër që nuk i ke qejf ultimatumet, por i pari e ke bërë “hap kutitë ose ik”, por ne e kemi sot radhën për ultimatum: Debat publik ose ik! Shqipëria ka burra të mirë, ka nga ata që nuk mendojnë se po i hipa kalit nuk zbres më. Status me skllevërit tuaj ne nuk pranojmë. Ne nuk na intereson me kë putheni ju, por ne na intereson haku ynë, e drejta jonë, shteti dhe Shqipëria jonë.

Ke 30 minuta at! 30 minuta afat! Do të hyjmë forcërisht! Do hyjmë forcërisht!” Me këto thirrje, minatorët e mbledhur para kryeministrisë po presin takimin me Kryeministrin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here