Në një mesazh të publikuar sot në Fb, ish-kryeministri Sali Berisha e ka analizuar dhe e ka deklaruar hapur, qëllimin e vizitës së kreut të qeverisë Edi Rama në Kosovë, pas publikimit të aktakuzave për Hashim Thaçin nga Haga.
“Edvin Kristaq Zografi, – shkruan Berisha, – në Kosovë nuk shkoi për solidaritet me zotërinjtë Thaçi dhe Veseli, të akuzuar së fundmi pa vendim gjykate nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. Ai shkoi në Kosovë me qëllimin dhe shpresën e vetme që të mund të ndërrojë, të heqë qyrkun e tradhtarit dhe të veshë xhamadanin e shqiptarit. Por hipokritit dinak mundimi i shkoi kot. Vendin e xhamadanit të shqiptarit ia zuri antiplumbi i frikacakut, me të cilin mbushi lajmet e mediave më serioze të Kosovës
Antiplumbi u bë dhe çështje kryesore e vizitës së tij. Debati midis analistëve të Kosovës vazhdon. Këtu keni një debat midis tyre për antiplumbin e tij, të publikuar nga gazeta Bota Sot,” përfundon ish-Kryeministri.