Rritet cmimi por, uji i çezmave helmon banorët e Unazës së Re dhe Yzberishtit

0
183

Emergjente, alarmante dhe skandaloze paraqitet situata në familjet e zonës së Unazës së Re dhe Yzberishtit sa i takon ujit që rrjedh nëpër rubinetat e shtëpive të tyre, veçanërisht ditët e fundit. Ndotja e herëpashershme, e shkaktuar prej disa javësh edhe nga shirat e rrëmbyeshëm po provokon efekte vrasëse tek banorët dhe fëmijët e tyre.

Zona e Yzberishtit dhe komplet çfarë përfshin zonën e Unazës së Re këto ditë po përjetojnë tmerr e nder te tjera po përballen me mospërfilljen e insitucioneve përkatëse, saktësisht të Ujësjellësit të Kryeqytetit, që menaxhohet nga Bashkia, me në krye kryetarin e saj, Erion Veliaj, i cili di veç të mbjellë pemë, por jo t’i mirëmbajë ato (pasi edhe pema eshte si femija, duhet mireushqyer qe te rritet shëndetshëm) !

Ujë me ngjyrë, me erë të rëndë dhe me përzierje mbetjesh ndryshku e ujërash të zeza.

Ky ujë është kategorikisht jashtë çdo standardi dhe duhet të vihet menjëherë dorë për ta ndaluar lëshimin e tij në rrjet, ose të riparohet urgjent nga Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizim.

I turbullt, i ndotur deri në qelbje, erë e ndyrë dhe ZERO konsum. E kur flasim për konsumim fjalën e kemi që ky ujë nuk përdoret as për larje-shpërlarje rrobash, lerë pastaj për ta konsumuar, apo për dush.

Në foto: Uji që del nga çezmat në familje

Duke qenë se uji është elementi më i rëndësishëm jetik, banorët e zonës janë ngritur në këmbë dhe që sot kërkojnë ndërhyrje emergjente në zonën e Yzberishit, konkretisht përballë kompleks “Mollës” dhe gjithë zonës përreth, përndryshe ata premtojnë protesta dhe reagime nga më të fortat.

Kjo situatë është bërë aq e padurueshme, sa njëri prej banorëve të pallatit të kësaj zone për “Koha Jonë” i revoltuar shprehet, që “ky problem ka disa vite që ekziston, por si këtë dimër s’e ka parë kurrë hitoria. Mirë gjatë sezonit të verës që na injoruan me mungesë uji të vazhdueshëm, por edhe në dimër duhet të përballemi me një qelpsinllëk të tillë?”.

Më tej M. Gj shprehet që, “një neglizhencë e indiferencë e tillë nuk është parë kurrë në histori. Nëse nuk merren masa për përmirësimin e cilësisë së ujit se, ne banorët e gjithë zonës së Yzberishtit dhe Unazës së Re do ngrihemi në këmbë për të protestuar për ujë, për UJE të pastër… asgjë tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here