Reagimi: Kryeministri kriminel dhe kriminelët e tij, do ta marrin përgjigjen nga qytetarët e saj të ndershëm.

0
219
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kercenimet ndaj kandidatit per rektor ne Universitetin e Tiranes, Mynyr Koni. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Interior Minister Saimir Tahiri, during a parliamentary session.

Deri tani PD-ja zyrtare ka heshtur. Ka reaguar vetëm deputeti i PD për Shkodrën, por në mënyrë personale. Pas arrestimit të bujshëm të kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, reagoi edhe zëvendësja e tij.

Nënkryetarja e bashkisë Lezhe Alfrida Marku, e cila e ka quajtur arrestimin e Frrokut një hakmarrje politike nga ana e kryeministrit Rama.

Ajo e cilëson Ramën një kriminel dhe e paralajmëruar se një përgjigje për këtë akt do e marrë nga qytetarët e Lezhës.

Reagimi i nënkryetares Alfrida Marku:

Politikisht, kryeministri kriminel, kriminelët e tij në Lezhë dhe kriminelët që e duan Lezhën pa kundërshtar, do ta marrin përgjigjen sa herë të përballen në Lezhë dhe me qytetarët e saj të ndershëm.

Ndryshe nga mandati i parë ku Rama i bënte presion prokurorisë dhe gjykatave duke i marrë dhe personalisht në telefon për të mos hetuar zyrtarët e partisë së tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin, duke qenë kështu imunë për paprekshmërinë e tyre, tani me futjen në dorë të organit të akuzës kryeministri i kokainës, jo vetëm ka garantuar paprekshmërinë e të tijëve në pushtet vendor dhe qëndror, por ka nisur gjuetinë e shtrigave, presionin, dhunën e hakmarrjen politike ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike.

Dhunimi i lirisë së Kryetarit dhe zëvendës kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhe ndaj institucionit, si hakmarrje e presion politik dhe duke instrumentalizuar e dhunuar autoritetin e organeve të drejtësisë është skandaloze dhe e pajustifikueshme. Dëshmon se Shqipëria është në ekstremin e paligjshmërisë, dhunës për arsye politike dhe kriminalitetit të strukturuar, ideuar dhe mbrojtur nga Rama dhe të tijtë.

Asnjë presion qeveritar, asnjë luftë politike nuk zbeh apo deformon autoritetin e asnjërit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here