Ministri Manjani: Do hartojmë një Kod të ri Penal

0
111

min-i-drejtesise-4-370x267

 

Përpilimi i një Kodi të ri Penal është një nga objektivat kryesore që ka ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ministri Manjani, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në përfundim të muajit të parë në drejtimin e dikasterit të Drejtësisë, që zgjati më shumë se 1 orë, ceku thuajse të gjitha tematikat kryesore që lidhen me drejtësinë, duke nisur nga reforma në drejtësi, duke vijuar me problematikat në sistemin penitenciar në vend dhe drejtorët e larguar nga sistemi. Gjithashtu, ministri i Drejtësisë sqaroi dhe çështjen e problemit të zyrtës së regjistrimit të pronave, të proklamuar shpesh herë nga Manjani si jo efiçente në ofrimin e shërbimeve. Gjjithashtu, Kreu i Drejtësisë nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me çështje politike, por edhe lidhur me amnistinë.

Ai tha se do të propozoi një ligj të ri për Gjykatnë Administrative, që të respektohen afatatet e gjykimit në të mirë të biznesit dhe qytetarëve.

Ministri Manjani: Boll me arrnime, duhet Kod I ri Penal

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u shpreh qartë kur tha se vendit tonë i duhet një Kod i ri Penal. Sipas tij, Kodi ekzistues daton në vitin 1995 dhe që prej atëherë janë bërë arnime të pafundme, duke e bërë këtë kod të pakuptueshëm. “Sot një që kapet me armë pa leje dënohet më shumë se një individ, që akuzohet për terrorizëm dhe kjo nuk është aspak e drejtë. Prandaj, duke nisur nga kjo, por jo vetëm nga rastet e tjera që kanë krijuar spekulime dhe kakofoni në debatin publik, ka ardhur momenti që të punohet per një Kod I ri Penal e për këtë kam marrë një angazhim individual, por do kërkoj mbështetjen e të gjitha palëve. Nuk mund të vijojmë çdo vit me ndryshime të ligjeve të Kodit Penal. Tashmë duhet një dokument i ri, një dokument i qartë jo vetëm për juristët, por dhe për qytetarët shqiptarë”, tha Manjani.

Reforma në drejtësi po vonohet, prokuroria duhet të marrë përgjegjësinë për të gjithë hetimin

Sa i takon reformës në drejtësi, ministri Manjani tha se është shumë e rëndësishme forcimi prokurorisë, si organ përgjegjës dhe zot i proçesit hetimor. “Reforma në drejtësi në bazë duhet të ketë besimin që qytetarët duhet të kenë në këtë sistem. Gjithë problematika lind nga hetimet, të cilat nuk janë totalisht në dorën e prokurorit, pasi në mes hyn edhe hetimi policor dhe kur në mes janë kaq shumë hallka, dosja është vështirë të qepet siç duhet dhe më pas vendimet janë gjithnjë të dyshimta dhe lënë hapësirë për zhgënjim”, tha Manjani.

“Pra pikë së pari, duhet forcohet prokuroria dhe duhet jetë vetë prokurori zot i gjithë hetimit. Së dyti, për t’u realizuar kjo dhe të gjitha ndryshimet e tjera kushtetuese duhet bashkëpunimi me opozitën dhe të gjitha palët. Nuk është mirë që një proçes kaq delikat të vonohet kaq shumë dhe për më tepër të harxhohen kaq shumë energji në çështje jo relevante krahasuar me drejtësinë”, vijoi Manjani.

Amnistia, Manjani: 800 euro në muaj i kushton shtetit një i burgosur

Dënimi penal nuk është zgjidhja e problemit, tha ministri Manjani, teksa sqaroi pozicionin e tij lidhur me pr/ligjin e amnistisë. Sipas tij, tashmë drafti ndodhet në zyrat e Këshillit të Ministrave dhe është i gatshëm të pres çdo ndryshim të kërkuar. “Ne e shohim dënimin penal jo si pikë fundore, por si një mundësi për të riedukuar personin që ka shkelur ligjin, prandaj dhe inkurajoj gjykatat të vlerësojnë më shumë dënimet alternative, të cilat janë sipas standardeve europiane. Duhet të dimë se një burgosur i kushton shumë shtetit, 800 euro në muaj dhe një politikë e tillë, pra amnistia, i vjen në ndihmë edhe buxhetit, edhe gjendjes së burgjeve dhe vjen në respektim edhe të rekomandimeve të Avokatit të Popullit”, tha Manjani, i cili shtoi se nga amnistia do përfitojnë të miturit, të moshuarit dhe gratë, teksa përjashtohen nga kjo amnisti shtetasit që janë në proçedimi penal e sipër.

Ministri Manjani foli dhe për sistemin penitenciar dhe 7drejtorët e larguar. Sipas tij, Kreu i Drejtorisë së Burgjeve, Artur Zoto, është person me integritet dhe meriton pozicionin që ka, por nuk është imun në rast se shkel ligjin. “Jam i prerë në këtë drjetim. Kam lëshuar një urdhër me të nisur detyrën, duke inspektuar të gjitha burgjet dhe aty ku kam gjetur shkelje kam marrë masa. Nuk ka rëndësi ngjyrimi politik. Për mua ka rëndësi profesionalizmi dhe zbatimi i ligjit”, tha Manjani.

Zyra e Regjistrimt të Pasurive, Manjani: Nga janari edhe tek noteria

Duke parë fluksin e lartë dhe problematikën që ka Zyra e Regjistrimit të Pasurive kemi vendosur që nga janari këtë rol ta ketë edhe noteri, që përmes procedurave të tij do të ketë akses në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive. “Lajmi, tha Manjani, është se qytetarët duke shkuar tek noteri nuk do paguajnë më shumë, por do paguajnë tarifën normale. Ne kemi vlerësuar se hallka e më e dobët e çështjes së pronave janë vendimet gjyqësore dhe procedurat e regjistrimit të provave. Kemi nisur një projekt pilot për Tiranën dhe Durrësin, ku kemi nisur të fotografojmë nga ajri të gjithë territorin për të parë pronat e gjithësecilit, pasi hartat janë ku thërret qameti. Po ashtu, në rast se do të jetë e nevojshme do të ketë dhe agjent në terren për të verifikuar pronat e gjithësecilit në bazë dhe të dokumentave që posedojmë”, vijoi Manjani.

Protesta e opozitës, ministri Manjani: Qeveria Teknike, katastrofë

Ministri Ylli Manjani duke folur për protestën e opozitës, u shpreh se është një zgjedhje e lirë e çdo kujt të protestojë dhe çdo parti ka të drejtë ta ketë pjesë të axhendës së saj. Sa i takon kërkesës së opozitës lidhur me këtë çështje, Manjani u shpreh se presonalisht mendon se krijimi i qeverisë teknike është një katastrofë për vendin. “Vendi ynë e ka provuar qeverinë teknike me Finon, me Ahmetajnj…etj dhe e kemi parë ku kemi përfunduar. Katastrofë”, tha ai. Sa i takon protestës në tërësi, Manjani u limitua në komente, por shtoi se do ishte mirë që opozita të fokusonte energjitë për të bashkëpunuar me qeverinë për të realizuar një reformë të shëndetshme në drejtësi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency