Çelësi i dashurisë mes Timo Fllokos dhe Vera Grabockës: Ajo nuk gabon kurrë

0
366

I ftuar në ‘Wake Up’ në Top Channel mëngjesin e sotëm ka qenë aktori shumë i njohur i filmave dhe teatrit shqiptar, Timo Flloko.

Ai ka prezantuar librin e dytë me poezi ‘Kërcim në bosh’, por nuk ju ka shpëtuar pyetjeve mbi jetën personale. Sigurisht që kur bëhet fjalë për bashkëshorten e tij, Vera Grabockën duket qartë që në mënyrën e të shprehurit marrëdhënia e përkryer që kanë me njëri-tjetrin.

Ai ka treguar se mendimi i Verës është shumë i rëndësishëm për të. “Ajo nuk gabon kurrë. Ajo e di çfarë është e rëndësishme dhe çfarë nuk është. Madje kur unë shkruaj poezi e para që i lexon është ajo”, ka treguar Flloko. Ata janë prindër të një vajze, e quajtur Linda që tashmë ka krijuar familjen e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here