Sekuestrohen 155 kg kanabis në pranga tre persona, ja të arrestuarit

0
187

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre përsona të cilëve u është sekuestruar një sasi e madhe droge. Në prangat e policisë kanë rënë një 23 vjeçar dhe një 26 vjeçar pasi në makinat e tyre u kap dhe sukuestrua një sasi prej 155 kg kanabis sativa. Përsonat e arrestuar janë
Kejvin Vadhi
Gezim  Laçi
Arian Laçi

Në njoftimin e policisë thuhet se, një sasi prej 155 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre persona dhe një i katërt është shpallur në kërkim. Policia e Tiranës sqaron se ka arrestuar të rinjtë K. V., 23 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 26 vjeç, babues në Krujë, A. L., 23 vjeç, banues në Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M.K., 32 vjeç, banues në Krujë.

Më datë 10.03.2018, në rrugën “Skëndërbeu” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe  Golf 4 që këta shtetas lëviznin iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 155 kg bimë narkotike e dyshuar e llojit kannabis Sattiva.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13100 lekë, 2 automjete dhe 4 telefona celular.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here