Dokumentat sekrete – Zbardhet letra e spiunëve britanikë/ Prapaskenat e Ali Pashë Tepelenës dhe “planet e Mbretërisë”

0
268

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

Letra e spiunëve britanikë: Si ka pretenduar Ali Pasha të shpallte vetveten Mbret të Shqipërisë

Dokumenti nr. 17

Dokumenti që mban numurin arkivor nr.C.C –F.O 7865, është një raport informues i praktikës së agjenteve ushtarakë britanikë i datës 12 tetor 1809. Nga shënimi i vendosur në zarfin e kësaj letre, por edhe nga tipologjia e shkrimit, mësojmë se dokumenti ishte hartuar nga U.M Lik. Si zakonisht, edhe ky informacioni i drejtohej Ministrit të Jashtëm Britanik, Xhorxh Kaning. Mësojmë gjithashtu se raporti informues ishte hartuar në qytetin e Janinës. Pavarësisht nga mungesa e faqeve të para të informacionit, ne e kemi përkthyer atë për vetë rëndësinë që ka pasur, duke e vendosur në radhën e dokumenteve të tjera të këtij fondi, sipas renditjes kronologjike që i takon.

Duke iu referuar letrës së shkruar nga Kapitani Britanik, U.M. Lik, fillimisht gjejmë të renditura në këtë informacion vlerësimin e këtij të fundit rreth gjendjes në Pashallëkun e Janinës  dhe zhvillimeve më të fundme politike dhe ushtarake në të.

Nga informacioni duket qartë se Liku përpiqej të parashikonte planet perspektive të Ali Pashës, sicc ishte ai për një ekspansion të mundshëm, pra pushtimin të territoreve të Pashallëkut fqinj, Beratit dhe të vetë fortesës së këtij qyteti. Duket që aftësitë përmbledhëse të kapitenit britanik ishin të sakta. E themi këtë pasi, brenda një kohe fare të shkurtër, vërtet, Ali Pasha, i cili kish mobilizuar trupat e tij, goditi këtë qytet, Beratin dhe pas disa muaj luftimesh arriti ta merrte.

Në rreshtat e parë të dokumentit, ushtaraku britanik, përmendte faktin se përpara fillimit të veprimeve luftarake për goditjen e Beratit.

Liku ishte perpjekur te bindte Ali Pashen ndoshta per te mos ndermarre operacionet ushtarake ndaj ketij qyteti.

Eshte i cuditshem ky qendrim i Likut ne marredheniet dhe ndaj synimeve politike te Pashait te Janines, pasi, sikunder shihet ne dokumentet e tjera te mevona te funksionareve te larte te shtetit britanik dhe ushtarakeve te larte britanike, jo vetem e kane mbeshtetur ndermarrjen e tij luftarake, por edhe e kane pergezuar per fitoret e arritura ndaj Ibrahim Pashes, si fitore ndaj armiqve te tyre, pasi, sikunder dihet, Pashai i Beratit ishte aleat i ngushte dhe bashkepunetor i afert i francezeve.

Megjithate, duke ndjekur zhvillimet politike ne Pashallekun e Janines, Kapiteni Lik parashikonte sakte, jo vetem synimet ushtarake te tepelenasit, por edhe menyren dhe mjetet luftarake qe do te mund te perdorte ai ne rastin e nje sulmi te tille kunder Beratit.

Ai nenvizonte se do te ishte artileria, mjeti i mundshem qe do te perdorte Pashai i Janines per marrjen e kesaj fortese te pozicionuar ne nje vend te veshtire.

Edhe ne kete prognoze, Liku ka qene shume i sakte. Ne luftimet per marrjen e Beratit, sikunder ndodhi realisht me vone, Aliu perdori goditjen intensive me artileri, si mjetin kryesor qe detyroi Ibrahim Pashen te dorezonte qytetin dhe krejt pashallekun.

Nje e dhene tjeter, qe behet e njohur nga ky informacion, eshte fakti domethenes rreth qendrimit te diferencuar politik te francezeve ndaj pashalleqeve shqiptare. Liku thoshte se francezet

“perhere kane punuar qe te pengojne rritjen e fuqise, influences dhe pushtetit te Pashait te Janines dhe kane mbeshtetur me para dhe armatim Pashain e Beratit dhe kreret e Ccamerise”.

Jo vetem kaq, por Liku na njeh edhe me nje fakt tjeter kompromentues te veprimtarise konspirative te francezeve, organizimin e grupimeve kundershtare greke dhe shqiptare per permbysjen e Ali Pashes. Te dhenat e Likut per veprimtarine konspirative te francezeve provohen edhe nga vete dokumentet e arkivave franceze, te cilat i ka publikuar per here te pare August Boppe ne vepren e tij “L’Albanie et Napoleon”, ne vitin 1914.

Implikimin e misionareve ushtarake franceze ne perpjekjet per organizimin e pashallareve te pashalleqeve dhe krahinave te tjera shqiptare kunder Ali Pashes, e pranonte edhe vete Konsulli francez, Pukevili, por per t’iu shmangur pergjegjesise shteterore franceze, nderhyrjen e saj flagrante ne punet e brendshme ne keto ane dhe veprimeve konspirative te atij vete, ne keto afera, thoshte se nxitja e Ibrahim Pashes ne organizime dhe veprimtarine kunder Ali Pashes ishte kryer nga disa oficere karieriste franceze me koken e tyre…!

Qene pikerisht keto perpjekje te francezeve, veprimtaria e tyre konspirative per organizimin dhe mobilizimin e kundershtareve te Ali Pashes, per permbysjen e ketij te fundit, qe detyruan me urgjence tepelenasin te ndermerrte operacionet e menjehereshme ushtarake per t’u prere rrugen organizimeve ushtarake “Lidhjes” dhe “Kuvendit”, qe tentonin ta permbysnin dhe ndeshkonin ate.

Duke folur per keto operacione ushtarake te Ali Pashes dhe ne teresi perpjekjet per konsolidimin dhe zgjerimin e pushtetit te tij, Liku pohonte nje fakt domethenes, ate qe ndihmat ushtarake britanike ndaj Pashait te Janines ishin dhene me idene se ato do te qene te nevojshme per t’u perdorur nga tepelenasi dhe perballuar nje agresion te mundshem, qe mund te ndermerrej nga ana e francezeve. Por, ve5sa per keto qellime, Pashai e perdori kete arsenal armesh moderne per te goditur dhe nenshtruar aleatet edhe bashkepunetoret e francezeve, pashallaret e Vlores dhe Beratit, si dhe per zgjerimin dhe konsolidimin e pushtetit te tij.

Nje tjeter e dhene me mjaft interes, qe del permes ketij informacioni dhe qe Liku e kalonte si nje fakt te njohur mire prej tij, eshte ai rreth ekspeditave ushtarake qe ishte duke ndermarre Ali Pasha per zgjerimin e metejme te territoreve te tij. Ne kete rast Liku e kishte fjalen per operacionet ushtarake te ndermarra ne ate kohe nga Ali Pasha per marrjen e territoreve te Elbasanit, Kavajes,

Peqinin gjer ne afersi te Durresit. Duke konkluduar rreth suksesit te mundshem te Pashait te Janines, Kapiteni Britanik na ben me dije synimet dhe planet e hershme te Ali Pashes per nje shtet te mevetesuar. Ai nenvizonte me kete rast se:

“Nëse Pashai do te jete i sukseshem ne realizimin teresor te ekspeditave (ushtarake) qe ai eshte duke ndermarre aktualisht, ai do te jete zot i tere brigjeve perendimore te Greqise, nga Kepi i Matapanit, gjer ne afersi te Durresit me nje perjashtim te vetem, Pargen, dhe ne keto rrethana, ka shumë mundesi, qe ai pa hezituar mund te shpalle vetveten Zot (Mbret) te ketij vendi, te cilin ai e ka pretenduar shume heret.”

Ky njoftim i ushtarakut britanik, me siguri e ka pasur burimin ne bisedat e vazhdueshme direkte me Ali Pashen si dhe nga vazhgimet periodike qe kishte bere ndaj ngjarjeve ne pashallek. Pohimi ne kete rast ka nje vlere te veccante, pasi zbulon edhe nje here fare qarte synimet e Ali Pashes per nje shtet te shkeputur dhe mevetesuar, monarki ne te cilen ai do te shpallte veten e tij mbret. Ky fakt gjen mbeshtetjen edhe tek nje pohim mjaft interesant i Haxhi Shehretit, keshilltar dhe diplomat i Ali Pashes, i cili ne poemen e tij te njohur “Alipashaida” na ben me dije per synimet dhe endrren e Pashait te Janines per bashkimin e trojeve shqiptare gjer ne Bosnje, nen nje shtet te mevetesuar nen hegjemonine e tij. Nje tjeter pohim konstant per synimet territoriale dhe shtetin e Ali Pashes gjendet edhe tek poema “Vaje per Ali Pashen”. Nga paragrafet ne vazhdim te ketij dokumenti informohemi rreth bisedave “mjaft te rendesishme” qe kishte bere Liku me nje “person”, i cili kishte grumbulluar neper territoret e Pashallekut informacione me mjaft rendesi rreth ketij vendi dhe Pashait. Megjithese, Kapiteni Britanik nuk e zbulonte hapur identitetin e “personit”, por per kedo qe do te lexonte me kujdes rreshtat e  dokumentit te meposhtem, do bindej se pas “personit” qendronte konsulli francez Pukevil. Sikunder del nga kjo leter, “personi”, pra Pukevili, kishte marre porosi nga eproret e tij qe “ti jape Likut te gjitha informacionet e grumbutluara gjer atehere” rreth. situates ne pashallek si dhe “nje mjet te afte per ekzekutimin e planit kunder meje, pra Likut”. Megjithese e folura e Likut ne kete rast ishte mjaft lakonike dhe

me nenkuptime, ideja e asaj cka shkruhet ne kete informacion del fare qarte. Ai i bente te njohur Ministrit te tij te Jashtem se ishte takuar me Konsullin francez, perfaqesuesin e nje vendi armik dhe, jo vetem kaq, por kishte hyre ne pazare me te per te marre informacione me vlere, qe ai i kishte ofruar per interesat e tij! Megjithate, duket se pohimet e Pukevilit, te shkruara nga Liku,

jane mjaft kontradiktore. Ai njehere thoshte se do t’i dorezonte Likut informacionet e tij, ndersa pak me tej pohonte se per te dorezuar keto informacione ai

“nuk do te guxonte te ditte perpara Bonapartit dhe te vnerrte me qafe veten me duart e tij….”

Eshte mjaft intrigues ky akt i Likut, i cili ndermorri hapa dhe u takua me armiqte e betuar te Anglise, ne nje kohe kur per nje veprim te tille ne nuk gjejme asnje miratim as nga Ministri i tij i Jashtem dhe as nga Ambasadori Adair!

Duke e analizuar me kujdes informacionin, nuk perjashtohet qe “oferta” e servirur nga “personi”, pra Pukevili, per Likun, te ishte nje provokacion i kurdisur me mjaft zgjuarsi nga francezet, me

qellime te caktuara ndaj kundershtarit te tyre te betuar, Ali Pashes. Duke e pare me kujdes permbajtjen e ketij informacioni dhe efektet qe ai synonte te arrinte, merret me mend se pas nje skene te tille te kurdisur me mjeshteri dhe te besueshme, britaniket do ta shikonin Pashain e Janines, jo me si mikun e tyre, por si nje armik!

Kujt do t’i interesonte me shume kjo perccarje mes aleateve, Ali Pashes dhe britanikeve?

Natyrisht vetem francezeve!

Nisur nga kjo analize ne do te gjykonim se veprimi i francezit nuk ishte asgje me shume vecse nje kurth, pra, diversion per te fiitur dyshimet ne marredheniet e aferta dhe miqesore mes Likut dhe Ali Pashes. Pra, informacioni qe i pati ofruar Pukevili, Likut, ne fakt duhet te kete qene i pavertete, pra nje dizinformacion, i cili tentonte te minonte raportet mes dy aleateve.

Sikunder dime, armiqesia e francezeve me Ali Pashen, ato kohe pati arritur pikun e tyre, sikunder edhe miqesia e tij me Britanine, pikun e saj. Ne keto rrethana, francezet qene te interesuar per te shtuar kundershtaret e Pashait, apo te joshnin me informacione te paverteta aleatet e tepelenasit, anglezet, per te armiqesuar keta te fundit me shqiptarin dhe per ta izoluar edhe me tej Vezirin e Janines.

Ne keto rrethana, per ta bere sa me te besueshme oferten e tij, “Personi”, pra Pukevili, i ofroi Likut edhe “instrumentin efektiv qe do te realizonte planet kunder tij… “.

Ne shqyrtim me gjakftohtesi te kesaj situate, ne do te besonim me shume ne faktin se ky ishte nje inskenim i kurdisur nga Pukevili, pasi prej shume burimeve eshte i njohur fakti se konsulli francez ishte mjeshter i intrigave, kurtheve dhe pabesive te vazhdueshme ndaj kundershtareve ne pergjithesi dhe Ali Pashes ne veccanti. Kjo gje e ben edhe me shume te pabesueshme oferten dhe informacionin e ofruar nga ana e Pukevilit per Likun. Nuk mund te ndodhte kurrsesi qe Franca t’i ofronte ndihme kundershtarit, armikut te betuar te saj, Anglise!

Kjo “oferte” dhe “dashamiresi” e armikut, nuk mund te ishte asgje tjeter vecse nje kurth dhe intrige nga ato qe e karakterizonin tere veprimtarine e Pukevilit ne Pashallekun e Janines dhe per te cilat Ali Pasha ankohej vazhdimisht.

Por, ja qe kjo mendje e mbrapshte, perverse dhe keto intriga te Pukevilit, ne mjaft raste funksionuan dhe dhane rezultatin e tyre, sikunder edhe kete here kane bere qe Liku t’i besonte ato dhe te frikesohej, duke alarmuar menjehere institucionet e tij eprore, gjer Ministrin e Jashtem, dhe me tej akoma, te kerkonte largimin e tij nga keto ane!

Faktet e mevona treguan se Ali Pasha i vazhdoi edhe me tej, per vite me radhe, marredheniet me britaniket, ruajti marredhenie te aferta me perfaqesues te tjere ushtarake dhe diplomats te Mbreterise Britanike, por ne asnje rast ai nuk u hakmorr dhe as ndermorri akte dhune apo violence ndaj tyre, sikunder pretendonte apo “infor-monte” francezi dhe besonte Kapiteni Lik.

Megjithese, kete raport informativ te Likut nuk e kemi te plote, ai na jep nje panorame mjaft me vlere per te kuptuar se zhvillimet ne kohe, ne raportet mes Likut dhe Ali Pashes jane komplikuar se tepermi dhe se vazhdimi i tyre do te linte pasoja domethenese ne marredheniet mes dy vendeve.

Ne nuk jemi ne gjendje te kuptojme nese institucionet e larta te shtetit britanik i moren apo jo ne konsiderate keto informacione te fundit te Likut dhe ne 9’mase i besuan ato. Nga korrespondenca e dendur e Ministrit te Jashtem Britanik dhe Ambasadorit Adair me Likun, nga kritikat e bera si dhe nga hollesite e kerkuara per informacione te ndryshme te shkruara me pare prej Kapitenit, duket se tek ata ishte lekundur seriozisht besimi per punen dhe pohimet e Likut. Eshte krejt e natyrshme, qe ashtu si Kanning edhe Adair te kishin marre informacione edhe nga burime te tjera rreth situates ne pashallek dhe per Ali Pashen. Kujtojme se po keto kohe ne territoret e Pashallekut dhe ne territoret fqinje me te, ne Ishujt Joniane dhe bazat ushtarake te Santa Maures, Prevezes, Parges, Igumenices e me gjere vepronin nje numer i madh ushtarakesh britanike, te cilet ruanin marredhenie intensive dhe kontakte te drejtperdrejta me Ali Pashen.

Por, nuk perjashtohet mundesia qe edhe vete Ali Pasha te kete derguar drejtperdrejt tek autoritetet britanike informacione per rezervat qe ai kishte patur rreth politikave britanike ne marredheniet me te, por edhe per vete qendrimin e Kapitenit Lik.

Keto rrethana e bejne mjaft te komplikuar dhe te dyshimte besueshmerine e informacioneve te Kapitenin Lik dhe te veprim-tarise se tij ne Pashallek. Vete agjenti britanik, ne keto rrethana ndihej i pasigurte dhe konfuz. Ai nuk e fshihte dot kete gjendje dhe as nguronte qe, ne kete situate delikate, te kerkonte ndihme dhe udhezime konkrete nga strukturat eprore, qe sikunder shprehet ai, “te mund te kaperceje veshtiresite me te cilatperballet”. Keto tregojne dilemat, panikun, dyshimet, pasigurine, por edhe kerkesat e tij per karriere, friken, por edhe pergjegjshmerine institucionale per kapercimin e situatave ne te cilat ndodhej, me ndihmen e eproreve dhe pa incidente

*Shkrimi është ribotim nga gushti 2013

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here