Makron “turbullon” ujërat: Jo zgjerim të BE, Ballkani të presë. Junker: Po e lamë pas, plas lufta

0
195

Presidenti francez, Emanuel Makron tha sot gjatë një fjalimi në PE se Bashkimi Evropian nuk duhet të pranojë asnjë anëtar të ri derisa blloku është i integruar më thellë dhe nuk kryen reforma thelbësore.

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha ligjvënësve europiane në Strasburg se BE-ja nuk duhet të pranojë vende të reja derisa blloku të ketë një integrim më të thellë e t’i jetë nënshtruar reformave gjithëpërfshirëse.

“Unë e dua ankorimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në projektin europian”, citon Ëashington Post shefin e Elizesë, “por tani nuk është momenti për të lejuar anëtarësime të reja”.

Duke iu përgjigjur kreut të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili i bënte thirrje të angazhohej në zgjerimin drejt vendeve të Ballkanit, Macron përsëriti qëndrimin e vet se shtrirjen e BE-së do ta mbështesë vetëm nëse ka një thellim” të projektit europian. “Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë, por nuk dua gjithashtu që një Europë, e cila funksionon me vështirësi sot me 28 anëtarë e nesër me 27, të vendosë se do të rendim nesër me 30 apo 32 anëtarë dhe me të njëjtat rregulla”, mësohet të ketë thënë presidenti francez.

Sipas mediave vendase, Macron i dërgoi në këtë mënyrë një sinjal të qartë Berlinit se do të mbështesë anëtarësimin e vendeve të reja në BE vetëm nëse Gjermania do të mbështesë projektin e tij për ristrukturimin e thellë të Bashkimit Europian.

Krerët e BE dhe ata të Ballkanit takohen muajin e ardhshëm për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit të paqendrueshëm, shkruan Ëashington Post, por blloku 28-vendësh nuk ka gjasa të ftojë ndonjë vend të rajonit që t’i bashkohet radhëve të tij.

Ndërkaq Presidenti i KE Juncker theksoi se: ” Nëse ne u heqim këtyre vendeve të cilat janë pjesë e një rajoni shumë të komplikuar, perspektivën europiane, duhet ta pranoj se do të përjetojmë sërish situatën e viteve 1990 dhe unë nuk dua që të rikthehet lufta në Ballkanin perëndimor”, tha Presidenti i KE, Juncker

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here