E vrau shoku me çekiç, babai i viktimës: Nëse s’vepron drejtësia, do ta bëjmë vetë

0
474

Një ditë pasi gjetjes së trupit të dekompozuar të djalit të tij në një kanal në fshatin Daullas të Fierit, ka folur babai i viktimës, Kreshnik Beqiraj 36 vjec.

Ngjarja ka ndodhur në datë 22.06.2017 kur 26-vjecari dyshohet se është qëlluar me sende të forta nga shoku i tij Albert Zekaj 32 vjeç nga Kopliku, të cilët ishin njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

Në një prononcim për ‘News24’ babai i viktimës, Mystahek Beqiraj shprehet se Albertin e kishte si djalin e tij dhe dy djemtë ishin njohur në një burg në Belgjikë. Ai thotë se djemtë hanin e pinin bashkë dhe djali i kishte thënë 3 ditë para se te vritej se do e nxirrte nga shtëpia shokun, pasi nuk paguante qiranë.

“Djali më tha para 3 ditësh se do ta nxirrte jashtë Albertin, pasi ai nuk paguante qiranë. Nëse drejtësia nuk vepron do ta bëjmë vetë. Djali punonte bojaxhi dhe lyente makinat në një pikë servisi. Ma ka vrarë djalin në gjumë”- thotë babai i viktimës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here