Braktisi Shqipërinë, Sheraton i drejtohet Serbisë, hap hotelin e parë…

0
147

Një muaj pasi braktisi Shqipërinë, rrjeti prestigjioz i hotelerisë ‘Sheraton’ ka hyrë zyrtarisht në Serbi. Përmes një investimi 12 milionë euro, marka e njohur botërore ka hapur hotelin e parë në Serbi, në qytetin e Novi Sadit.

Sipas deklaratës zyrtare, hoteli do të ketë 150 dhoma dhe do të operojë nën franchise-n e markës më të famshme të hotelerisë në botë, ‘Marriott International’.

Hoteli i parë Sheraton në Serbi ka 4 kullash. Ai është ndërtuar në një sipërfaqe prej 13 mijë metrash katrorë dhe përmban 6 salla konferencash me kapacitet deri në 800 vende.

Largimi nga Shqipëria

Rrjeti i njohur i hotelerisë Sheraton u largua nga Shqipëria në 1 Janar 2018! Sipas Shoqatës Shqiptare të Operatorëve Turistik, largimi i Sheraton nga Tirana përbën një nga zhvillimet me negative në industrinë e turizmit gjatë këtyre viteve të fundit.

Bizneset e turizmit fajësuan qeverinë shqiptare për indiferencën ndaj largimit të Sheraton, që sipas tyre për 14 vite me radhë i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cenuar siç ishte Shqipëria.

Sipas shoqatës së Turizmit, mungesa e rregullave, standardeve dhe informaliteti ekstrem janë ndër shkaqet kryesore që jo vetëm mbajnë larg Shqipërisë emrat e njohur ndërkombëtarë në fushën e hotelerisë, por çojnë edhe në largimin e atyre që janë prezent. Sheraton ishte për 14 vite rresht hoteli i parë me 5 yje në Shqipëri, sipas standardit ndërkombëtar.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here