Plas “lufta e ftohtë” brenda Rilindjes

0
294

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë hapur kundër investimeve që ndiqen nga ministrja e Transporteve Belinda Balluku siç janë rrethrrotullimi i Shqiponjës dhe vijimi i Unazës së Re.

Gjatë inspektimit të një investimi pranë degës së thesarit, kryebashkiaku i Tiranës ka folur për nevojën e ristrukturimit të terminalit të autobusëve në kthesën e Kamzës, si një nevojë që siç thotë ai për të ulur trafikun në hyrje të Tiranës që krijohet nga rrethrrotullimi Shqiponja dhe Unaza e Re.

“Në zonën e Kthesës së Kamzës kemi një dyndje të autobusëve që përkohësisht janë sistemuar tek sheshi i terminalit që gjithashtu do të fillojë të jetë kantier. Do punojmë në dy faza, në njërën pjesë të terminalit dhe më pas te pjesa tjetër. Për të përfituar më në fund atë çlirim të trafikut që na ka krijuar rrethrrotullimi i Shqiponjës dhe e gjithë Unaza e Madhe”.

Erion Veliaj, kryetar i bashkisë Tiranë

Kjo deklaratë e Erion Veliajt paraprakisht hedh poshtë mbi 60 milionë euro te investuara nga Ministria e drejtuar nga Belinda Balluku për pjesën perëndimore të Unazës së Re nga rrethrrotullimi i Kombinatit deri dhe sidomon mbikallimin me rrethrrotullim te Shqiponja.

Investimi multimilionësh që duhej të lehtësonte trafikun hyrës drejt Tiranës, në fakt e ka shndërruar atë në një makth të përditshëm me radhë kilometrike nga mbiklaimi i Kamzës deri në Mbikalimin e Kombinatit.

Një vit më parë, Belinda Balluku krenohej kështu për këtë investim:

“Ju bëj thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes, duke qenë se sot trafiku në nyjen e unzës merr formën definitive, duhet të ndjekin sinjalistikën dhe mbi të gjitha sugjerimet e policisë rrugore e cila do të jetë e vendosur në të gjithë zonën derisa të kemi një shpërndarje të qetë të trafikut. Të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë më komodë me këtë mënyrë të re të trafikut.

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës

Prej kohësh është vërejtur një rivalitet në heshtje mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku e cila konsiderohet si njeriu më i afërt i kryeministrit Edi Rama.

Nuk dihet ekzaktësisht shkaku i këtij konflikti, por ajo që është e dukshme ka të bëjë me faktin se në cdo investim që Belinda Balluku bën në infrastrukturën që ka të bëjë me Tiranën, asnjëherë në krah të saj nuk ka patur Erion Veliajn.

Deklarata e sotme Veliajt duket nje sulm direkt per këto investime të cilat sipas tij jo vetëm që nuk kanë shërbyer për të lehtësuar trafikun kryeqyteti, por e kanë rënduar levizjen.

Mbetet për t’u parë nëse Belinda Balluku do të kundërpërgjigjet për të këtë sulm të Erion Veliajt, ashtu siç premtoi se do të bënte pak muaj më parë kur paralajmëroi se.

Kjo është bashkia e Tiranës e cila do të penalizohet si të gjitha institucionet e tjera sepse nuk përjashtohet.

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës

Pavarësisht se Rilindasit e hedhin fajin tek njëri-tjetri për dështimet e investimeve qindra milionë euro, pasojat e vërteta i ndjejnë qytetarët. /Syri.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here