Fier, tentojnë të vjedhin skrap në kabinë, qyteti mbetet pa drita

0
220

Në Fier është dëmtuar në dy vende fideri 20kw, duke e lënë qytetin pa enërgji elektrike.

Mbrëmë rreth orës 23:00, disa persona duke punuar për skrap në mbetjet e ndërtimeve pa leje që u shemben para disa ditësh në Fier, kanë dëmtuar në dy vende fiderin 20 kV, duke lënë 11 kabina pa energji, kryesisht lagjen “1 Maji” dhe zonën pranë spitalit te fëmijëve. Gjatë tentativave për të marrë skrapin, ata kanë bllokuar kabullin që gjendej poshtë urës kryesore të qytetit ku si pasojë Fieri ka pushuar së furnizuari me energji elektrike.

OSHEE ka marrë masat për identifikimin e dëmit dhe riparimin e tij brenda një kohe sa më të shpejtë. Pritet normalizimi i situatës brenda 30 minutash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here