Rama dhe historia me pataten e Korçës, përgjigja që nuk priste Kryeministri…

0
299

Strategjitë nuk duhet të ndryshojnë në mënyrë të shpeshtë dhe të shpejtë, për t’iu dhënë mundësi fermerëve që të orientohen dhe të zhvillohen siç duhet.

Për ekspertin Gjergji Mero, njëkohësisht dekan i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, ajo që duhet të bëhet është orientimi më i mirë i fermerëve drejt kulturave që duhen mbjellë dhe kjo të bëhet në mënyrë graduale.

Ai sjell në vëmendje rastin e mollëve, ku jo në të gjitha rastet janë mbjellë ato që kërkohen nga tregu. Lidhur me situatën e fermerëve në Orman të Korçës, Mero shprehet se ka nevojë për një studim të mirëfilltë për të zgjedhur kulturën që mund të këtë leverdi.

“Aty te ajo zonë duhet bërë një studim për të parë përveç patates a shkon gjë tjetër. Dhe nëse nuk shkon, atëherë nuk mund t’i vdesësh ata banorë por do t’u thuash që do të mbjellin patate dhe ne do të gjejmë tregun ose do të bëjmë kontratë”, shprehet Mero për “Monitor”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here