Denoncimi: Vdekja e 10 foshnjeve në maternitet, Rama-Manastirliu fshehën krimin si në vitet ‘70

0
202

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se kanë fshehur një krim makabër që ka ndodhur vetëm në vitet 1970.

Berisha i është referuar lajmeve se në maternitetin Koço Gliozheni kanë humbur jetën 10 foshnje të porsalindura vetëm në 10 ditëshin e parë të Janarit. Sipas Berishës, referuar shifrave i bie që vdekshmëria foshnjore të jetë 100 për mijë apo ndoshta më e larta në Botë.

“Më tronditëse dhe kriminale është fshehja nga Noriega dhe ndrikull Manastirliu, të cilët me këtë akt antinjerëzor dëshmojnë ndjenjat e tyre kafshërore me të cilat mbajnë karriget e tyre. Kriminale është përgjigja e këtij institucioni ndaj denoncimit publik të deputetit demokrat Spahia. Rikujtoj këtu se në fillim të viteve 70 në të njëjtin maternitet ra një epidemi që mori brenda nje kohe të shkurtër dhjetra jetë të sapolidurish dhe klika diktatorit Hoxha e mbajti të fshehur nga publiku si sekret shtetëror.

I bëj thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF të sjellin me urgjencë ekipet e tyre në Shqipëri për të zbualuar shkaqet e vdekjeve të pothuaj masive të foshnjeve në maternitetin kryesor të vendit dhe fshehjen e kësaj situate katastrofale nga Noriega dhe Ndrikulla e tij!”, shkruan Berisha.

Postimi i ish-Kryeministrit

Noriega dhe ndrikull Manasterliu fshehin nje krim makaber qe ka ndodhur vetem ne vitet 1970!

Te dashur miq, lajmet e ketij fillim viti nga materiniteti Koço Gliozheni jane lajmet me tronditeset qe vijne nga ky maternitet qe nga fillimi i viteve 70 te shekullit qe kaloi.

Burime te brendshme informojne se vetem ne 10 diteshin e pare te janarit, ne kete maternitet, nga 100 lindje vdiqen 10 te porsalindur. Pra i bie qe vdekshmeria foshnjore te jete 100 per mije apo ndofta me e larta ne bote.

Me tronditese dhe kriminale eshte fshehja nga Noriega dhe ndrikull Manastirliu, te cilet me kete akt antinjerezor deshmojne ndjenjat e tyre kafsherore me te cilat mbajne karriget e tyre. Kriminale eshte pergjigja e ketij institucioni ndaj denoncimit publik te deputetit demokrat Spahia. Rikujtoj ketu se ne fillim te viteve 70 ne te njejtin maternitet ra nje epidemi qe mori brenda nje kohe te shkurter dhjetra jete te sapolidurish dhe klika diktatorit Hoxha e mbajti te fshehur nga publiku si sekret shteteror.

I bej thirrje Organizates Boterore te Shendetesise, UNICEF te sjellin me urgjence ekipet e tyre ne Shqiperie per te zbualuar shkaqet e vdekjeve te pothuaj masive te foshnjeve ne maternitetin kryesor te vendit dhe fshehjen e kesaj situate katastrofale nga Noriega dhe Ndrikulla e tij!

Ketu me poshte keni mesazhet nga mjeke dhe infermiere dixhital te maternitetit Koço Glioxheni! sb

“I nderuar Doktor! Jam mjek ne Maternitetin Koco Glozheni. Doja tju thoja qe gjithcka ka denoncuar Zoti Spahia per gjendje ne kete maternitet eshte e verteta lakuriqe madje ka dhe me keq. Zonja qe u zgjodh te na drejtoje eshte pa asnje dite pune ne spitalet publike ka punuar vec ne klinika private. E ka bere aq te pamundur punen aty per ne sa mjeku me te cilin punoja, gjinekologu me i mire i yni e nder me te miret ne Shqiperi doktor Arben Pepa u largua perfumdimisht nga puna dha doreheqjen nga mospajtimi me kete situate. Kush ka ndergjegje profesionale nuk punon ne keto kushte. Me respekt..”

“Pershendetje dr Berisha jam infermiere ne repartin e obsetrikes se maternitetit Koço Gliozheni.ju lutem informoni publikun per vdekjet e pernateshme dhe perditeshme te bebeve ne maternitetin tone.Reparti yne esht shendrruar ne repart vdekje foshnjesh dhe terrori ndaj nesh per te mbyllur gojen.Une kam shume vite ëe punoje por kjo gjendje nuk ka egzistuar kurre.Vetem 10 ditet e para te janarit kane vdekur 10 foshnje.Situata eshte dramatike”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here