Alfred Moisiu: Meta ka të drejtë për negociatat me Greqinë…

0
194

Ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu ka komentuar sot procesin e negociatave me Greqinë. Në një intervistë për “News 24”, Moisiu tha se Presidenti Meta ka të drejtë për kërkesat që i ka bërë qeverisë lidhur me procesin. Ai shtoi se marrëveshja me Greqinë ka nevojë për më shumë transparencë.

Ish-presidenti vlerësoi dhe konslutat që Presidenti Ilir Meta zhivlloi me ish-krerët e shtetit, duke e cilësuar si një risi për institucionin e Presidencës.

Ish-presidenti komentoi dhe përbërjen e grupit negociator. Ai deklaroi se Artur Meçollari, i cili është një nga negociatorët për marrëveshjen e re të detit me Greqinë, është një ushtarak i zotë dhe njeri me ndjenja të mëdha patriotike.

I ftuar në emisionin ‘Kjo jave’ në “News24’, Moisiu teksa kritikoi këto qëndrime, pasi opozita e ka cilësuar Meçollarin si ‘spiun’ të vendeve të huaja, ndërsa tha se ‘edhe në këngë e bëjnë priftin me barë’. Mes të tjerash ai tha qartë se Shqipëria ka ligje dhe institucione.

“Kjo është një gjë e çuditshme sepse unë e njoh personalisht Meçollarin, E kam pasur edhe anëtar të shoqatës. Është oficer i përgatitur dhe me ndjenja patriotike. Këtu është si ajo kënga; e bëjnë priftin me barë. Këtu ka ligje dhe institucione. E kam të vështirë të flas për këto punë. Do dëshiroja që të merreshim më pak me këto punë, me vogëlsira. Është Meçollari apo Moisiu, këto gjëra duhet të zgjidhen”, tha Moisiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here