Endrit Braimllari: Garanti politik i ngarkesës së drogës është kryeministri, Rama të heq dorë nga drejtimi politik i policisë

0
179

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka hedhur akuza të forta në drejtim të mazhorancës për narktrafikun. Në një intervistë dhënë për emisionin “7pa5” në “Vizion Plus”, Braimllari tha se garanti politik i ngarkesës së drogës është kryeministri Edi Rama. “ Shteti është i lidhur me trafikun e drograve të forta.  Kryeministri të heqi dorë nga drejtimi politik i policisë”,- tha Braimllari.

Jeni anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, si i vlerësoni këto aksionet antidrogë, jo vetëm këtu, por edhe matanë kufijve?

E para mendoj çdo qytetar, por edhe politikan në momentin që ka një aksion antidrogë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën duhet falenderuar ata të cilët e bëjnë operacionin, policia apo edhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, por edhe në rajon, në Europë , partnerët. Kjo është për tu falenderuar, por ajo çka duhet vlerësuar në këto operacione, duhet vlerësuar serioziteti I operacionit, me qëllim që të mos kemi vetëm operacione ku kapet vetëm lënda e sasisë narkotike, por të jenë operacione të cilat shkojnë drejt te personat të cilët drejtojnë rrjetin, personat që merren me shpërndarjen, personat që merren me eksportin e kësaj sasie. Kemi folur gjatë në parlament, po dhe kudo. I jemi referuar dhe raporteve të shërbimeve intelegjente, qoftë europiane, por edhe raporteve të shërbimit të CIA-s një muaj më parë, ku thoshte teksualisht se Shqipëria është një rrugë kalimi e drogërave të forta dhe po sjell një problem shumë të madh për rajonin, dhe një problem shumë të madh për Europën. Problemi nuk qëndron vetëm që është rrugë kalimi, por sepse paratë e këtyre trafikantëve përdoren për të financuar terrorizëm, përdoren për të financuar organizata kriminale që kanë të bëjnë me trafik armësh dhe gjëra të tjera shumë të rënda, që shqetësojnë vendet europiane dhe më gjerë. Që Shqipëria është rrugë kalimi dhe nyje kryesore kjo dihet publikisht dhe nga raportet dhe unë nuk jam këtu për të nxirë Shqipërinë, por për të thënë një të vërtet, që ne të gjithë ta parandalojmë këtë situatë me qëllim që ne të vendosim Shqipërinë në ato nivele europiane, ku agjencitë ligjzbatuese vërtet janë parandaluese dhe zbatojnë ligjin.

Pra ju thoni që mirë bënë që e kapën, por duhet të kishin kapur dhe të tjerë?

Unë mendoj që çdo politikan, por edhe çdo qytetar, sepse përpara se të jemi politikan, jemi qytetar, e vlerëson një operacion të tillë. Janë kapur 613 kg kokainë dhe nuk është pak. Më vjen çudi nga ana e partisë-shtet që merret me opozitën. Unë e kuptoj sikletin e tyre, sepse kjo që ka ndodhur është siklet për to, sepse kjo drogë që erdhi në Shqipëri ka pasur një garanci politike nga kjo mazhorancë. Nuk mund të vijnë 613kg kokainë në Shqipëri, pa garanci. Këtë ta keni të sigurtë. Kjo sasi e madhe droge do të shumëfishohej këtu, do të përpunohej dhe do të hidhej në tregun europian. Pra nëse vjen këtu 613 kg do të bëhej pak a shumë gati 2 ton. Pra problemi që ka sot Shqipëria nuk është vetëm rrugëkalimi, por sepse është përpunues dhe furnizues. Kjo do të thotë se nëse ajo sasi vjen sot dhe përpunohet, do të thotë që në Shqipëri ka labortatore që e përpunojnë. Pra ky është rreziku më I madh që po kalohet dhe kjo nuk bëhet pa përkrahje politike. Kemi prej kohësh që kemi thënë që kjo qeveri është e lidhur me trafikantët. Trafikantët kanë suportin kryesor të kryeministrit, sepse I përdori në fushatë dhe I ka përdorur historikisht për interesat e tij për të ardhur në pushtet. Kam qenë në studion tuaj përpara seancës së 18 dhjetorit, dhe ju kam thënë që nuk rrezikohet më Shqipëria nga kanabisi, por rrezikohet nga drograt e forta.

Kjo sasi droge a mendoni që u ka shpëtuar Policive të vendeve të tjera?

Unë nuk mendoj që u ka shpëtuar policive të vendeve të tjera, dje kemi pasur një deklaratë nga Armata e Kolumbisë, ku thotë që ka qenë operacion I përbashkët. Të keni dhe diçka parasysh se nëse ka sasira të tilla që dalin nga Kolumbia, sigurisht që ka informacion dhe nga shërbimet, sepse ju e dini që DEA është në vijën e parë të luftës kundra grupeve të drograve.

A është Balili më i fortë se DEA?

Ajo çka është sot për tu vlerësuar është se duhet të forcohen të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend, që të kapin të gjithë ata të cilët dyshohen apo merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Ajo çka ne si LSI kemi thënë prej kohësh është vërtetuar. Nuk është ndonjë kënaqësi e madhe për opozitën që të dalë e të bëjë lajm për kapjen e drogës, por është këmbanë alarmi për qeverinë, për ta mbajtur atë në presion, që të shtojë presionin të shtojë aksionin me qëllim që këto raste të vijnë duke u minimizuar. I vetmi person I cili e ka përdorur politikisht këtë operacion është kryeministri Rama dhe kryeminstri duhet të heqi dorë nga Policia e Shtetit. E vlerësoj z.Xhafa kur thotë që unë jam ministër I brendshëm dhe jam në rolin politik të drejtimit të ministrisë. Drejtori  I Përgjithshëm I Policisë, të gjithë oficerët e policisë duhet që kryeministri ti lër rehat, të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga ndërhyrjet e tij se është e turpshme që një kryeministër apo dhe ish-minsitri I brendshëm drejtonte me telefon operacione policie. I mbani mend besoj skenat ku shkonin në aksion ministrat e brendshëm, është e turpshme.

Në rastin konkret, a duhet përgëzuar puna e policisë?

Unë e thashë që në fillim të fjalës sime. Po ringrihet një seriozitet në Policinë e Shtetit. Me ndryshimin e Drejtorit të ri të Policisë, ne e kemi bërë publike, pra z.Çako ka qenë tërësisht I përfshirë sepse ka pasur drejtues policie të inkriminuar dhe e kemi hasur dhe në fushatë përfshirjen e policisë në mbrojtje të Rilindjes. Nuk mund ti paragjykoj drejtuesit e rinj, sepse akoma nuk e kanë nisur mirë punën, por duhet të vazhdojnë me ritme më të shpejta, sepse atë trashëgimi që na la kjo polici në këto katër vite është shumë e rëndë dhe shqiptarët e kanë humbur besimin te policia për shkak të lidhjes së politikës, të lidhjes së kryeministrit  me policinë, dhe policisë me trafikantët.  Pra ka qenë një trekëndësh i jashtëzakonshëm që funksiononte në perfeksion dhe që ai e përdori në 25 qershor.

Mendoni se do shërbejë Vettingu në Polici?

Ne si LSI e kemi vlerësuar, të pasurit një Vetting në Polici, sigurisht nuk është kënaqësia jonë e madhe që të themi Vetting, Vetting por në këtë situatë që e kanë çuar këta policinë e shtetit ka nevojë për një ndërhyrje, në bazë të ligjit, një verifikim të policisë.Ne  si LSI kemi bërë disa propozime në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të përmirësuar rolin e këtij projektligji me qëllim që të kemi një projektligj që nesër mund të kthehet në ligj.I cili vërtet është i njëanshëm pra që nuk kapet nga kryeministri dhe një projektligj që mund ti shërbejë forcimit të këtyre agjencive ligjzbatuesenë vend dhe më pas të krijojë një besim te qytetarët  nëpërmjetkëtyreaksioneveqëndërmerrpoliciapornësekyprojektligjkalonsiç ka ardhurngaqeveria, ështëtotalishtikapurngakryeministri i  vendit. Do të jetë thjesht një farsë dhe do i japi mundësinë kryeministrit të lajë duart me katër vitet e shkuara dhe të fillojë një epokë të re.

Kjo dhënia e dakordsisë në parim nga ana juaj paralajmëron një numër amendimesh, se mund të bëjmë amendime por a merren parasysh..

Patjetër që kemi një komunikim, nëpërmjet Komisioneve përkatëse  për tu rakorduar me qëllim që të kemi një projektligj që i shërben policisë së shtetit dhe pastaj qytetarëve. Dua ta vlerësoj frymën pozitive me të cilën u pranuan dhe në seancën e fundit sepse ligji duhet të kalonte nen për nen që në seancën e fundit por nga përfaqësues të partisë që është në qeveri pati një shtyrje.

Ka një lloj fryme tjetër me z. Xhafa?

Unë e thashë dhe në fillim të fjalës sime, e para si qytetar dhe pastaj si politikan, unë nuk të paragjykoj një ministër i cili nuk është provuar. Kam një besim te z.Xhafa për shkak të pjekurisë që ai ka sepse nuk mund të vendosim një ministër si në rolin e ish-ministrit që drejton operacionet e policisë në terren. Të qenurit ministër i brendshëm është përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe mendoj më e jashtëzakonshme se të qenurit Kryeministër i një vendi. Por unë pikë së pari kur them kam besim te z.Xhafa, e them sepse partnerët janë vendosur fort në këtë vend. Dhe ka një komunikim me partnerët dhe shpresoj dhe besoj që ata do luajnë rol pozitiv me qëllim që Shqipëria të jetë aty ku duhet të jetë. Por kjo është një sfidë. Dhe duhet koha në dispozicion për ta provuar. Nuk jam i kënaqur me aksionin e fundit. Do kënaqem kur ky super aksion të përfundojë vërtet me një hetim shumë të thellë, serioz pa prishje provash por të shkojnë deri te koka kryesore, garanti i kësaj ngarkese.  U kapën 5 ton hashash në Itali dje, u arrestuan 25 persona. Ndër këto 25 raportohet dhe një ish-drejtues i lartë i policisë në Vlorë që merrej me antidrogën. Del prokurori i çështjes,italian thotë personi ka pasur rol kyç në transportin e kësaj lënde.

Shqiptari e ka thënë dhe këtë që ky personi ka…

Unë i referohem prokurorit të çështjes në Itali që ka ndaluar ngarkesën është shumë serioz dhe thotë tekstualisht që ka luajtur një rol në ngarkesë. Unë po e them qartazi, u ndaluan 613 kg kokainë dhe u ndaluan një shofer dhe një magazinier, administrator i firmës. Pra presim hetimet, mos të paragjykojmë por ama nuk mundet të na i mbyll gojën ne njëri si opozitë e të na thojë që opozita bën keq. Kë polici duhet të falenderoj unë?

Fakti që jeni ju këtu, nuk po ua mbyll njeri gojën..

Absolutisht nuk e kam në raport me mediat. Ju falenderoj për mundësinë dhe jemi shumë të kënaqur në raport me atë mundësi që na jepni.  Por nga partia shtet që drejton qeverinë është thënë shpesh herë që opozita duhet të falenderoj policinë. Shumë mirë për efektivat e operacionit por problemi është që operacioni duhet të jetë më i thellë. Që mos të kapen 600 kg tani dhe futen 3 ton nesër. Kemi një rast në 2015 që i referohej një rast, Xibraka. Nuk u kapën se dy drejtuesit kryesor nuk u ndaluan. Nëse ti kap një punëtor që merret me ndarjen e sasisë dhe nuk kap personin që financon apo bën punët kryesore në këtë sasi, kjo nuk është serioze. Sepse nuk ka shqiptar që nuk e mendon dhe nuk e di që kjo ngarkesë ka ardhur me garanci të kësaj mazhorance. Të jeni të qartë. Por shpresoj në një epokë të re.

Ju thoni mazhoranca, të tjerë thonë ministri Panariti subvencionoi biznesin me 200 e ca  mijë euro….

Ja ta sqaroj. Në momentin e parë që kam lexuar këtë lajm në një portal, sinqerisht kam hyre dhe kam lexuar dhe procedurën e dhënies së këtij granti. Është qesharake sesi bëhet ky lloj sulmi. Kjo është Shqipëria. Do dali tani e paska opozita trafikun e kësaj droge. Z. Panariti ka qenë ministër i bujqësisë. Në 2015 agjencia që jep grante që është në varësi të ministrisë së bujqësisë ka qenë totalisht e monitoruar nga BE. Sepse ka pasur një sektor që quhet GIZ që ndjek projektin dhe fondet vijnë nga BE. Dhe nuk ka të drejtë as Panariti, as drejtori i atij institucioni, asnjë shqiptar që të japi fonde por janë të gjitha të monitoruara nga GIZ dhe BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here