KESH favorizon blerësit e huaj, shet lirë energjinë në eksport

0
155

Të hënën Korporata Elektroenergjitike shqiptare shiti rreth 400 mijë megavatorë energji tek tregtarët privatë. Energjia e cila do të lëvrohet gjatë muajit mars, është një nga sasitë më të mëdha të shitura në një muaj të vetëm nga duke i sjellë korporatës 13.5 milionë euro të ardhura. Sipas njoftimit zyrtar, për profilin bazë KESH e shiti energjinë me një çmim nga 33 deri në 34 euro për mega. Pjesa më e madhe e energjisë u ble nga dy kompani, shqiptarja GSA dhe serbja EFT. Por, për të njëjtin profil bazë, në të njëjtën ditë, në bursën e Hungarisë energjia u shit me 49.9 euro për mega ose rreth 15 euro më shtrenjtë. Për profilin pik, çmimi më i lartë i arritur nga KESH ishte 41 euro për mega dhe me këtë çmim u shit vetëm një sasi e vogël, pasi për pjesën dërrmuese çmimi ishte nën 40 euro. Për të njëjtin profil çmimi i shitjes në bursën hungareze ishte 57.1 euro për mega, ose 16 euro më shumë.

Krahasimi i të dhënave, tregon se, nëse KESH do ta kishte shitur energjinë me të njëjtin çmim si në bursën hungareze, do të arkëtonte të paktën 4 milionë euro më shumë, përfshirë edhe tarifën e kapaciteteve që paguhet në eksport. Por edhe këtë herë u përsërit e njëjta dukuri, ajo që kompanitë publike shesin me cmime më të ulëta se bursa, kur vendi ka tepricë energjie dhe blejnë me çmime dukshëm më të lartë se tregu kur vendi është në krizë. Shit-blerja e energjisë edhe në të kaluarën ka shkaktuar debate të forta. Madje jo më larg se dy muaj më parë KESH u shiste tregtarëve privatë energji me çmime të ulëta dhe këta të fundit pastaj të njëjtën energji ja shisnin operatorit të shpërndarjes më shtrenjtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here