Detaje/ Trafikanët shqiptarë të 5 tonëve kokainë, me dosje të vjetra në Itali

0
192

Dy prej tre shqiptarëve të arrestuar në operacionin e policisë italiane, ku u sekuestruan rreth 5 ton marijuanë, rezultojnë se kanë qenë të arrestuar edhe më parë nga policia italiane.

Shtetasi Shefik Muho është arrestuar edhe vitin e kaluar më 30 qershor 2017, për trafik droge me gomone nëpërmjet detit, bashkë me 14 persona të tjerë nga të cilët 4 ishin shqiptarë. 34-vjeçari mesa duket se është lënë i lirë pasi në të kundërt nuk do të ishte përfshirë në këtë ngjarje.

Gjithashtu shtetasi Indrit Buja është arrestuar më 14 mars të 2012-ës nga policia italiane si shpërndarës kokaine dhe hashashi në sasi të vogla, kundrejt pagesës.

Mosmarrja e masave të rrepta kundrejt këtij shtetasi ka bëri që ky i fundit të arrijë në shkallën e trafikimit të sasisë marramendëse të drogës.

Edhe pse të arrestuar më parë, mesa duket këta dy shtetas janë lënë të lirë, për tu bërë trafikantë të një sasie droge prej 5 tonësh, nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here