Vijon acari dhe nesër, borë dhe temperatura nën zero

0
166

Ditën e nesërme, sinoptikanët parashikojnë që edhe ditën e nesërme me mot të ftohtë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale në zonat malore shkojnë -13 °C, në zonat e ulëta -2, ndërsa në bregdet 0.

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.01) priten reshje të dobëta, ndërsa në Korçë dhe Elbasan lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit për ditën e sotme, ndërsa nesër ky kufi do të jetë në 300 m mbi nivelin e detit.

Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.

1 / 2

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 12 °C

në vendet e ulëta: -2 / 9 °C

në vendet malore: – 13 / 3 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e enjte, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë paradite, por pasdite bëhet mesatare, deri e fortë në bregdet.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme sot (e mërkurë, dt.28 shkurt) dhe nesër (e enjte, dt.01 mars). Nga data 2 Mars dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here