Kryeson Balluku/ Vendi i goditur keq nga kriza ekonomike, por deputetet e kanë mendjen tek veshjet marke dhe çanta e shtrenjta

0
134

Përveç sfilatës me ngjyrat pastel, ato që spikat nga zonjushat e zonjat e Kuvendit janë edhe aksesorët e shtrenjtë që preferojnë ato. Në sy ka rënë çanta e ministers Belinda Balluku, e markës ‘Alviero Martini’. Vetë Balluku ka zgjedhur që ta mbajë përpara çantën duke tërhequr akoma më shumë vëmendjen me aksesorin e shtrenjtë që kushton afërisht sa dy rroga minimale të një shqiptari, 457 euro (552 mijë lekë të vjetra).

Për të shpenzuar nuk është kursyer as prurja e re e kryeministrit Edi Rama, Bora Muzhaqi, e cila ka zgjedhur një rrip pantallonash të markës “Luois Vuitton”, që me një kërkim në faqen zyrtare zbulohet se kushton 400 euro (9484 mijë lekë).

Deputetja më e re Kuvendit Andia Ulliri ka ardhur me një çantë “Guess” me vlerë 118 euro (142 mijë lekë). Në sy ra dhe biçikleta e Blendi Klosit, i cili siç duket nuk heq dorë nga Ministria e Mjedisit, duke u shfaqur më ambientalist se kurrë. Biçikleta me të cilën erdhi sot në Kuvend, kushton 599 euro (724 mijë lekë).

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here