Ja 27-vjeçari që u dogj në kabinën elektrike…

0
208

Jetmir Sadiku 27 vjeç, është personi që u gjet i djegur mbremjën e djeshme në një kabinë eletrike në “Rrugën Muhamet Deliu”, në zonën e Freskut në kryeqytet.

Burime pranë grupit hetimor thanë se sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e rrethit. Ekspertiza mbi kufomën pritet të hedhë më shumë dritë rreth ngjarjes.

“Rreth orës 21:55, në rrugën ‘Muhamet Deliu’ pranë pallatit “Zaimaj”, brenda kabinës elektrike, viktima është djegur plotësisht nga zjarri i shkaktuar”, njoftoi Policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here