Prokurori i Antimafias: Trafiku i kokainës, jo më monopol i Ndraghetas, po e bëjnë shqiptarët

0
165

Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho  pas takimit me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veli në një prononcim për gazetarët tha se trafiku i kokainës tashmë po bëhet edhe nga grupet kriminale shqiptare. Ndërkohë që kjo ka qenë më parë monopol i Ndraghetas.

Në Itali konstatojmë prezencë grupesh kriminale shqiptarë që pushtojnë brigjet tona si në adriatik dhe në jon dhe sbarkojnë duke trafikuar drogë. Kjo tregon se organizatat kriminale shqiptarë bëjnë edhe trafik kokainë. Nëse ky sektor më parë ishte monopol i Ndraghetas tani ka filluar të tërheqë edhe grupet kriminale shqiptare

Ka pasur një luftë për eliminimin e territorit të kanabisit, grupet shqptare po tregtojnë edhe substanca të tjera”, tha Federico Cafiero De Raho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here