Presidenti i KE-së Juncker sot në Tiranë, ja axhenda dhe oraret e takimeve

0
171

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker turneun e tij ballkanik do ta nisë sot me vizitën në Maqedoni, ndërsa pasdite rreth orës 17:30 do të jetë në Tiranë.

Ai  do të pritet me nderime ushtarake nga Kryeministri Edi Rama. Më pas, në orën 19:15 do të zhvillohet konferenca për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Juncker.

Pas takimit me Ramën, dy zyrtarët e KE-së do të takohen me presidentin Meta.

Në Shkup, zyrtarët europianë do të takohen me Kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Gjorgje Ivanov, por nuk përjashtohen edhe takime të tjera.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, do të jetë i shoqëruar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në BE, Federika Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn.

Vizitat lidhen me procesin integrues të rajonit, reformat që burojnë nga strategjia për zgjerim si dhe dialogu mes partive politike në Maqedoni për temat e rëndësishme të këtyre proceseve.

Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, në kuadër të një turneu të tyre në Ballkan. Ky turne që nis nga 25 shkurti dhe përfundon më 1 mars, bëhet për të prezantuar strategjinë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here