“Gurë në stomak”

0
182

Nga Edlira Gjoni

Xhaxhi im është 77 vjeç. Burrë lab me karakter, me taban. Pa zbardhur çohet çdo ditë e kujdeset për gjithçka i sheh syri në fushën e pamatë mbi Orikun e vjetër.

Nget motorrin me siguri të admirueshme. Di të përdorë mirë tabletën për të folur me Skype a me what’s up me fëmijët, nipat e mbesat në Itali, Greqi a Suedi. Babaxhan në zemër e në sjellje.

Një herë në muaj shkon në bankë për të tërhequr pensionin. Nxiton, se në shtëpi është shtylla, me gjithë flokët e mjekrën e bardhë si bora.

La motorin jashtë të premten. Futi maskën në xhep. Shkoi te arka. Priti me durimin e pakrahasueshëm që e karakterizon. Mbaroi punë. Futi ato pak para në xhepin e jashtëm të këmishës.

Motori ishte vetem 2 metra larg bankës. Doli!

“Ndal! Ndal!’

Picërroi sytë babaxhani im lab.

“Ça ka ndodhur more djem”?

“Ndal! Shoku qytetar! Ku e keni maskën”?

” Ah shejtan, ja këtu në xhep e kam. Se vënë e kisha aty brenda”

‘Epo nuk e ke tani! Urgjent kartën e identitetit”

Ai vijonte t’i vëzhgonte.

“Daleni more se ja ka e kam’

“Kartën, shoku qytetar”

“More mua s’më keni as shok e as qytetar për atë punë. Po bëni ç’bëni e veproni, se i duhen 30 mijë lekët e mia qeverisë”

Blloku shkarravitej me shpejtësi skëterrë. Gjoba u firmos rëndë-rëndë.

“Të fala kryeministrit. Kartën do ma jepni, apo ju duhet për numër”?

Mori gjobën, ajrin triumfator të policisë sypatrembur, dhe hipi në motorin e thjeshtë, për të ikur në farmaci, pastaj për shtëpi.

Me 3 mijë lekë të reja më pak.

“More të bëhet mirë Shqipëria, pa i jap dhe këto që më ngelën”- tha me të qeshur.

Xhaxhai ka një mori nevojash shëndetësore e farmaceutike. Asnjëherë “shteti” nuk është kujtuar për të. Shërbimet spitalore ia mbulojnë fëmijët, kur ka nevojë.

“Shteti” shënoi të parën marrëje-dhënie me labin tim: i vuri gjobë për një maskë që nuk i doli koha ta rivinte.

Mbresëlënëse! Më të mirë se regjimi aktual, nuk kishte parë xhaxhi im bablok.

Image may contain: 1 person, text that says 'go% www.oranews.tv'
No photo description available.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here