I pangopur/ Ja zbori që po na bën Veliaj me taksat

0
218

Veliaj nuk ngopet, ky është fakti i hidhur. Kryetari i Bashkisë nuk ka të ngopur dhe po u bë zbor të gjithë qytetarëve të Tiranës me taksa të ndryshme. Nuk i mjaftuan çmimet që ishin prezente por i rriti ato.

Taksat janë shtuasr si numër edhe si vlerë. Mjafton të përmendim rastin më të freskët, rritja e çmimit të ujit. Veliaj e rriti çmimin por harroi se situata për ujë në Tiranë është goxha problematike.

Një tjetër rast është kur shkollat dhe kopshtet me urdhër të Veliaj kërkuan nga prindërit e fëmijëve 100 lekë për mbjelljen e pemëve. E habithsme, kryetati del dhe bën show duke thënë që me taksat e qytetarëve po mbjellim pemë dhe nga ana tjetër u kërkon para qytetarëve nëpërmjet shkollave.

Dhe në fund qershia mbi tortë. Të gjithë e kujtoni Erionin kur në fushatë tha se nuk do jepte asnjë leje ndërtimi, kurse tani Tirana po mbytet nga betoni dhe ndërtimet. Ka ardhur koha të zgjohemi. Mjaft e dëgjuam mashtruesin që përpiqet të shesë diçka të qënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here