Dëborë dhe përmbytje/ Ja parashikimi i frikshëm i motit për nesër

0
193

Moti me temperatura të larta i ka lënë vendit, temperaturave në minus dhe reshjeve të shiut e dëborës.

Por ndërsa paraditja e sotme ka qenë e tillë, pasditja dhe dita e nesërme do të jenë ne temperatura më të ulëta dhe reshje më intensive.

Kështu thuhet në parashikimin e motit nga ana e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Më poshtë keni parashikimi e motit:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve të dendura në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit, me një shtrirje kohore nga dita e hënë deri në fillim të ditës së mërkurë.

Reshjet e dëborës në kuota të ulëta mund të sjellin problematika të ndryshme (deri në bllokime) të transportit rrugor. Kjo është pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, duke bërë që gjatë netëve i gjithë territori të jetë me temperatura negative.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: +1 / 10; në vendet e ulëta: 0 / 8 ; në vendet malore: – 10 / 0 °C.

ERA: sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Veri dhe në bregdet deri e fortë.

Rreziku nga përmbytjet

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë e mëdhenj, në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë e vegjël jugorë (qarqet Vlorë dhe Fier) përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt. Në këto dy qarqe mund të ketë edhe probleme të vogla nga përmbytjet urbane, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here