Berisha zbulon skandalin: Rama i mbylli guroret e Skraparit për llogari të Zotkës dhe xhepave të tij…

0
308

“Rama i mbylli guroret e Skraparit për llogari të Zotkës dhe xhepave të tij!” Kjo është akuza e radhës e ish-Kryeministrit Sali Berisha ndaj kreut të qeverisë, Edi Ramës, akuzë që është hedhur edhe më herët dhe është përforcuar nga mesazhi shqetësues i një punëtori të guroreve të Skraparit.  Qytetari në denoncimin e tij shprehet se iniciatori për mbylljen e guroreve është kryebashkiaku Adriatik Zotka, i cili përdori makinacione dhe rezulton se edhe vetë ka hapur vetë një mandër guri. Nga ana tjetër, punëtori shpreh habinë se si kryeministri tallet me njerëzit duke u kërkuar të punojnë në fabrika. “Për ç’fabrika e ka fjalën ky?” shprehet ai me naivitet.

Për më tej, “lexoni mesazhin e qytetarit dixhital mbi të vërtetën e mbylljes së guroreve dhe lënies pa rroga të 1200 punëtorëve në Skrapar”, sugjeron Berisha, i cili si gjithnjë e publikon ashtu siç është shkruar realisht nga qytetari, mesazhin që ka marrë.

“zoti Sali te uroj shendet ne radh te pare, une jam jam punonjes ne nje sipermarres ne guroret e sk , jo ne mal te tomorrit, degjova kryeministrin tone te nderuar, vetem rrena, po fund e krye vetem rrena.

e verteta esht kjo: 3 muaj me pare kryetari bashkise polican Adriatik zotka solli ( fiksin) dhe e beri mediatike e u cuan ne emer te mjedisit sikur do benin namin. Tamam si etrit e tyre qe flisnin ne emer te popullit.

kryetari bashkise A z ka hapur vete nje mander guri , gjasme do punajne njerzit e bashkis une vet punoje ne gurore dhe e di qe pa leje minerale nuk mund te punosh!! po bejne nje komunitet budalla,(Si ka munci ja late peshqesh ketij komuniteti kte njeri z b ky njeri qe vjen nga bandat e 97 qe ska lene gje pa bere, nuk ka lene depo pa shqyer e pa vjedhur, ky njeri nuk ka as nje lloj norme, as nje lloj morali kte njeri e ka akuzuar vellai vet per horlleqe , si ka munci. por ky ka talent te math per servilosje , biles z k m e pershendeti, fal ketij badakshiu u clirua Abas Aliu

Une normal qe kam sh mllef, po ju siguroj qe po ju them vetem te verteten, ( vjen kryeministri e genjen si ne arados) punetore kane 3 muaj pa pune dhe dalin ne protest pse ju kane mbyllur punen, ai ju thot veri duart ne fyt pronareve pse su japin rrogen , po kur thot , te punojne ne fabrika , qe fillojne nga Sk- Br . une nuk e di per c fabrika e ka fjalen ky. Me keq se kaq nuk ka ku vete . ju falenderoj pa fund je i pa arritshem zoti te bekofte ty dhe familjen tende. ( ti e di vet se keta jane ak marsa ) f l m”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here