Varfëria e ulur këmbëkryq, historia e trishtë e familjes me 6 pjesëtarë: Hamë përshesh me ujë, bukë thatë… (Foto)

0
283

Rastet e familjeve që jetojnë në varfëri janë të panumërta në Shqipëri, por rasti i familjes Kume në fshatin Sarasel të Gramshit duket se kalon çdo kufi të minimumit jetik.

Gjashtë pjesëtarët e familjes jetojnë në një banesë të rrënuar, ku ushqimi i përditshëm për ta është buka e thatë dhe uji.

“Hamë përshesh me ujë, bukë thatë… Pa energji elektrike për tre muaj. Nuk kam lekë t’i paguaj. Kam 50 mijë lekë për të paguar”.

Varfërinë e tejskajshme e kanë kuptuar edhe fëmijët, e kryesisht djali i madh Eri, i cili është në klasë të katërt e detyrohet të bëjë punë të rënda për të siguruar bukën e gojës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here