Riciklohet në krye të Portit të Durrësit i akuzuari nga KLSH

0
318

Afrim Bakaj është drejtori i ri i portit të Durrësit, por përveç faktit që është prej vitesh anëtar i Partisë Socialiste, nuk dihet se mbi çfarë kriteresh është bërë përzgjedhja e tij në këtë detyrë. Afrim Bakaj është bërë shpesh herë protagonist në media për skandale që lidhen me detyrën e tij në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit apo gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 2017-ës. Funksioni më i lartë që ai ka mbajtur ndonjëherë është posti i drejtorit të AKU-së, institucion që u konsiderua tërësisht i dështuar në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar në muajin gusht të vitit të kaluar.

Si drejtues i AKU-së, bazuar në raportin e KLSH, Afrim Bakaj është një prej pesë drejtorëve që ka cenuar sigurinë ushqimore dhe për pasojë jetën ekonomike dhe sociale në vend, me një ndikim të rëndësishëm në uljen e besimit të konsumatorëve. Por skandalet për Bakajn nuk përfundojnë me kaq. Në 2015-ën, televizioni ‘Channel One’ raportoi se Bakaj kishte punësuar në AKU nipin e gruas. I pyetur nga gazetari se mbi cilin kriter ishte bërë ky punësim, ish-drejtori tha se “të gjithë kanë të drejtë të punojnë”.

Ndërkohë, më 11 qershor të 2017-ës u raportua për një përplasje fizike midis grupeve të LSI dhe PS në Durrës. Sipas raportimeve nga qyteti bregdetar, në grupin e socialistëve ishin të gjithë njerëz të Bakajt. Ndërkohë, një ditë më vonë, një mbështetës i LSI publikoi në rrjetet sociale ofertën që sipas tij i kishte ardhur nga vëllai i Afrim Bakajt, për t’i dhënë paraprakisht çdo gjë që i ishte ofruar nga partia e Monika Kryemadhit. Nga dje, Afrim Bakaj është rikthyer sërish si drejtor i Edi Ramës, kësaj here në krye të portit më të madh të vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here