DOSJA/ Grupi i hetimit, aksidenti në Maminas: Ja lidhja e shoferit të “Benz”-it me 23 vjeçaren

0
145

Bien të gjitha dyshimet se aksidenti me dy të vdekur në Maminas mund të ishte vrasje. Policia e Durrësit ka dërguar dosjen në prokurori dhe nga analiza e grupit hetimor, paraprakisht ngjarja rezulton aksident dhe jo vrasje.

Gjithashtu sipas hetimeve, viktima 23-vjeçare Elena Avdillari nuk ka lidhje me personin në kërkim Fatjon Zhaporja dhe me Dardan Gjekjën që ndodheshin në mjetin tjetër.

Burime për “BalkanWeb” duke iu referuar hetimeve, bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë dhe goditja në parakalim. Gjithashtu 23-vjeçarja s’është paraqitur në Policinë Kufitare për të vulosur pasaportën. Elena Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here