Nexhmije Hoxha ”mollë sherri” mes Balinës dhe Rezartës (FOTO)

0
323

Rezarta Shkurta, bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës, ka postuar një foto e cila është kthyer në një mollë sherri për të dhe Dalina Buzin. Ajo ka postuar një fotografi të vajzës së saj Herës me stërgjyshen e saj Nexhmije Hoxhën.

”Ne e kemi shumë xhan nëna Mian, edhe pse ja marim te gjitha stirolapsat ku ajo çdo ditë shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh”,-ka shkruar Rezarta në postimin e saj të cilin e ka shoqëruar me zemër.

Portali “Anabel” i Dalina Buzit, ka shkruar një artikull ku sjell edhe një herë në kujtesë vuajtjet e shqiptarëve gjatë periudhës së komunizmit. Në artikull shkruhet se “Anabel” nuk do të kryqëzojë Rezartën për këto postime të herëparshershme dashurie që i thurr gjyshit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha (djali i djalit të madh të Enverit, Ilir Hoxhës), por e trishton fakti që ky postim ka marrë shumë pëlqime.

Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Rezarta Shkurtës, e cila ka shkruar një koment të “hidhur” për Dalina Buzin. Në reagimin e saj, Shkurta i ka përmendur Dalinës edhe raportin me bashkëshortin kur ky i fundit nuk i jepte makinën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here