Çudit Rama: Jetesa në Shqipëri e njëjtë si në Itali

0
189

Gjatë fjalës së tij në forumin e biznesit Shqipëri-Itali, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka potenciale dhe mundësi të mëdha për të investuar. Sipas kryeministrit, jetesa në Shqipëri është e njëjtë me atë në Itali, por me ndryshimin se sipas tij në Shqipëri taksat janë më të ulëta.

“Ka një mënyrë të jetuari në Shqipëri që ngjajnë si dy pika uji me jetesën në Itali, por me ndryshimin se këtu taksat janë më të ulëta. Me taksat tashmë ne jemi në nivel shumë të ulët. Por nëse do flisja për taksat këtu nuk do më mbështeste ministra. Vendi ynë ka shumë potenciale dhe mundësi për të investimet. Italianët këtu e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre dhe Shqipëria është një vend që por rritet nga ana ekonomike”- tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here