Luan Rama: Të shkatërrojmë policinë e krimi dhe të korrupsionit, koha për t’i shërbyer qytetarëve

0
124

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar lidhur me procesin e vettingut në radhët e punonjësve të policisë. Përmes një reagimi në rrjeti social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se ky proces është i rëndësishëm për të krijuar policinë e ligjit.

“Ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimi e korrupsioni”, shkruan deputeti i LSI.
POSTIMI I PLOTE
Vetingu për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nismë e rëndësishme, për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimi e korrupsioni; për të krijuar policinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndryshe prej policisë së drejtorëve në kërkim që e bënë atë polici të plantacioneve të kanabisit; për të krijuar policinë e re të Shqipërisë Europiane, ndryshe prej policisë që e urdhëruan të mbushte kapelet me vota të vjedhura!
Të gjithë bashkë për ta bërë policinë, Polici të Shtetit, përmes një procesi vetingu ligjor, institucional dhe transparent!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here