Ish-ministri zbulon detaje nga takimi me presidentin Meta, ja çfarë u diskutua…

0
134

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ish-ministri i jashtëm dhe deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar takimin që zhvilloi me presidentin Ilir Meta në kuadër të takimeve që presidenti po zhvillon pas kërkesës së Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit për të marrë Plotfuqishmëri nga presidenti për negociatorët që do të negociojnë me Greqinë për çështjet e lëna pezull. Shehu u shpreh se me presidentin ka shkëmbyer mendime dhe ka ndarë shqetësimin për hapat e ndërmarra.

“Takimi me presidentin ishte një shkëmbim mendimesh dhe folëm për diplomacinë dhe politiken e jashtme. Ne ndajmë shqetësim të madh për hapat e ndërmarra në lidhje me ecurinë e negociatave. Greqia na ka mbështetur në procesin e Integrimit dhe nuk e ka bllokuar asnjëherë integrimin e Shqipërisë. Traktati i miqësisë nuk ka skaduar dhe ka edhe 5 vite afat, ndërsa nuk ka ‘gogol grek’ ndaj Shqipërisë”- tha Shehu.

Ish ministri i jashtëm u shpreh se marrëveshja e detit e vitit 2009 ishte normale, por ajo u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për mungesën e aktit të plotfuqishmërisë. Sipas tij, sot ka një mostransparence nga ministri i jashtëm shqiptar.

“Marrëveshja e detit në vitin 2009 ishte një marrëveshje normale dhe racionale, por fatkeqësisht u anatemua politikisht dhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për mungesën e aktit të plotfuqishmërisë. Plotfuqishmëria jepet para marrëveshjes. Sot kemi një moment anormal dhe të paqartë, pasi ministri grek thotë se marrëveshja me detin është arritur, ndërsa kemi një mostransparencë nga ministri i jashtëm shqiptar. Unë i besoj ministrit grek, pasi mendoj se ai thotë të vërtetën dhe nga ministri jonë ka heshtje. Kjo marrëveshje duket si çështje pazari. Ne kemi kërkuar transparencë për ketë çështje”- tha Shehu, raporton BalkanWeb.

Shehu tha se çështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë duhet të zgjidhet në Gjykatën e të Drejtës Ndërkombëtare në Hagë.

“Mënyra më racionale për të mbyllur këtë marrëveshje dhe këtë çështje mendoj se duhet të shkojë në Gjykatën e të Drejtës Ndërkombëtare në Hagë. Kjo është një praktikë që e kanë ndjekur edhe shtete të tjera. Përmes kësaj mënyre do hiqen hijet dhe mostranparenca. Kjo është zgjidha më racionale për mua që të shmanget hijet dhe pazaret për këtë çështje”- tha Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here