Pedagogët pa rroga/ Topollaj: Shteti do të kthejë universitetet në ndërmarrje private

0
189

Pas lënjës pa rroga për pedagoget e Universiteteve të të gjithë vendit nga Ministria e Arsimit dhe qeveria, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale edhe pedagou dhe keshilltari bashkiak i PD Fabian Topollaj.

Reagimi i plotë

U be 10 dite qe pedagoget e universiteteve publike nuk marrin pagen mujore te muajit janar.

Me miratimin e ligjit te ri te arsimit te larte, ketu e tre vite te shkuara, kam paralajmeruar tërheqjen përfundimtare të shtetit nga subvencionimi i arsimit të lartë dhe rrjedhimisht detyrimin e institucioneve të arsimit të lartë publik për tu kthyer në ndërmarrje private ku edhe pagesat e pedagogeve do duhet të vilen nga tarifat e studenteve, shkruan pedagogu Topollaj.

Sipas tij, ky ka qene qellimi kryesor i atij ligji qe nisi te zbatohej pjeserisht me miratimin e tij kur buxheti akordonte vetëm disa muaj të pagesave të pedagogeve (pra jo te gjitha) dhe me nisjen e 2018 me sa duket po zbatohet plotesisht sepse shteti paska mbyllur perfundimisht qesen për arsimin e lartë publik dhe pedagoget e këtyre institucioneve.

Ky ligj dhe kjo vendimarrje është tëresisht antikushtetuese, sepse kushtetuta në nenin 57 te saj e percakton arsimin e lartë si një nga të drejtat themelore pozitive, e cila mund të garantohet vetëm me nderhyrjen aktive të shtetit. Qe do të thotë që shteti ka detyrim të ngrejë institucionet e arsimit të lartë publik dhe ka detyrim të paguajë nga buxheti i shtetit të pakten rrogat e pedagogeve të këtyre universiteteve, si kusht paraprak për funksionimin e ketyre institucioneve, shkruan keshilltari i PD në bashkinë e Tiranës në një njftim në rrjetete sociale.

ai parashtron në shenimin e tij edhe mundësitë që kanë pedagoget për të reaguar. Pedagoget dhe studentet kane 2 zgjidhje. Ose te bojkotojne mesimin dhe te detyrojne qeverine te futet ne hullite Kushtetuese, ose te pranojne shnderrimin e Universiteteve publike në private e rrjedhimisht barazimin e tarifave dhe numrit te studenteve te tyre me ato private. Percaktimi i tarifave ne fakultetet shteterore ne 2000 euro viti per student jo vetem rendon familjet shqiptare, jo vetem perdhos te drejtat kushtetuese te te rinjve por eshte pranim i mbylljes dhe falimentimit te universiteteve publike ne te gjithe vendin, e bashke me te dhe vdekjen e arsimit publik.

Rruga dhe bojkoti i mesimit eshte e vetmja zgjidhje. Te tjerat jane pranim i se keqes nga pedagoget dhe studentet. Sa turp nese ndodh keshtu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here