Vota kundër SHBA. Sot nga faji kaluam te krimi

0
226

Sot kryeministri Rama dhe krejt mazhoranca e PS kishte shansin të bënte një korigjim në raport me SHBA, pas votës kundër Presidentit Trump në OKB. Por as sot qeveria dhe PS nuk gjeti mundësinë ta korigjonte të paktën moralisht dhe politikisht këtë votë kundër aleatit strategjik të shqiptarëve. Votuan në parlament si grup parlamentar socialist kundër mundësisë për të shlyer një gafë të madhe të qeverisë shqiptare, e cila u rreshtua me Turqinë, Palestinën dhe Sudanin kundër Presidentit Trump në OKB.

Pra përveç votës në OKB, sot qeveria shqiptare i dha një goditje tjetër miqësisë me SHBA. E gjitha kjo për të interesave rajonale me Turqinë, kur dihet se Amerika na është gjendur afër edhe kur donin europianët ta copëtonin vendin tonë për llogari të shteteve fqinjë Serbi dhe Greqi. SHBA është supërshtet dhe mik i shqiptarëve. Këtë e tregoi kur SHBA na futi në NATO si dhe kur SHBA çliroi Kosovën nga pushtimi serb.

Të votosh prapë kundër, edhe kur Presidenti Trump insistoi dhe deklaroi më pas se kushdo votoi kundër Amerikës do jetë shtet armik dhe do të ndërpresim ndihmat; do të thotë se qeveria shqiptare është vënë hapur kundër Amerikës.

Votimi i sotëm ishte krim. Nëse votimi në OKB ishte faji, por insistimi sot në parlament për të mbrojtur atë votim, është alarm i madh për kursin e qeverisë shqiptare kundër SHBA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here