Posti i drejtorit të Policisë së Tiranës ka mbetur bosh, kush do emërohet në krye?

0
182

Pas emërimit të Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit, posti i drejtorit të Policisë së Tiranës ka mbetur bosh. Në krye të këtij institucioni nuk është komanduar ende askush, çka të bën të mendosh se drejtori i ri do të emërohet brenda pak ditësh.

Po kush mund të emërohet në krye të Policisë së Tiranës?! Emrat më të përfolur për të zëvendësuar Veliun janë Gentjan Shehaj, i cili mban detyrën e drejtorit të policisë Vlorë dhe Alfred Çepe drejtor i policisë Durrës.

Shehaj ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit në Korçë, Elbasan dhe Lezhë. Ai ka qenë edhe shef sektori në sektorin e rendit në Drejtorinë e përgjithshme të policisë. Prej gati një viti, Shehaj është në krye të policisë së Vlorës dhe mban gradën “Drejtues i Parë”.

Alfred Çepe e ka nisur karrierën e tij si inspektor krimesh në Tiranë, ndërsa më pas u bë shef komisariati në Gjirokastër. Ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit në policinë e Elbasanit, ndërsa së fundmi është drejtor në Policinë e Durrësit.

Edhe Alfred Çepe mban gradën “Drejtues i Parë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here