Presidenti Meta takohet me Ambasadoren e re të Kanadasë

0
120

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Kanadasë, Alesandra Bugailiskis.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të konsoliduara midis dy vendeve. Duke u ndalur në partneritetin e ngushtë në NATO, Presidenti Meta, vlerësoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadrin e trupës paqeruajtëse shumëkombëshe nën drejtimin e Kanadasë në Letoni.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu praninë në Kanada të komunitetit mjaft cilësor shqiptar, si dhe shprehu besimin se prania e këtij komuniteti do të ndikojë për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve edhe në aspektin ekonomik e kulturor.

Presidenti Meta theksoi se duhet bërë më shumë për të inkurajuar  bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta kanadeze në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here