Plane për fundjavën? Ja çfarë iu rezervon moti

0
146

Fundjava do të jetë me reshje shiu, të cilat largohen pasditen e të dielës.

Sipas Meteoalb, e premtja vijon me vranësira e reshje shiu në të gjithë vendin, më të dendura në veri e më të pakëta në qendër e në jug.

E shtuna, mbetet me reshje të dendura në pjesën më të madhe të vendit deri në mbrëmje kur reshjet lokalizohen në juglindje ndersa pjesa më e madhe e vendit mbetet me vranësira.

Ndërsa orët e para të së dielës vijojnë me vranësira e reshje të pakta kryesisht në veri dhe qendër por pas mesditës, pritet kthjellim gradual i motit në të gjithë vendin.

Temperaturat rriten lehtë, kryesisht gjatë mëngjeseve, bën të ditur Meteoalb, por e diela sjell rënie të vlerave termike me 3 – 4°C në të dy ekstremumet ditore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here