Studentë bëhuni gati. Ja thirrja që vjen nga Rusia

0
261
????????????????????????????????????

Ambasada ruse në Tiranë i ka drejtuar një thirrje studentëve shqiptarë për të aplikuar në Universitetet e Rusisë, duke ofruar bursa falas.

Rusia do të japë bursa falas për maturantët dhe studentët që aplikojnë për studime në bachelor, master, doktoraturë apo programe të tjera.

Në njoftim thuhet se afati i fundit për aplikime është data 1 mars ndërsa theksohet se universitetet e përzgjedhura ruse janë ato më të mirat.

Thirrja vjen në një kohë kur Qeveria Rama ka rritur tarifat e universiteteve, ndërsa studentët kanë kërkuar përgjysmin e tyre. Madje pak ditë më parë studentët ndërmorrën edhe një protestë para godinës së qeverisë në Tiranë duke paraqitur kërkesat e tyre.

Njoftimi i ambasadës ruse

Të dashur maturantë dhe studentë shqiptarë! Dëshironi të studioni në Rusi?

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për fillimin e aplikimeve për përfitimin falas të bursave studimi për në universitetet më të mira ruse për vitin mësimor 2018-2019. Afati i fundit i aplikimit është data 1 mars. Opsionet e mundshme janë studimet bachelor, master, doktoraturë, si edhe programe të tjera.

Akordimi i bursave për të rinjtë shqiptarë realizohet në kuadër të programit të përvitshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar “Rossotrudniçestvo”.

Mos e humbisni këtë shans të bashkoheni me dhjetëra studentë shqiptarë që tashmë e kanë zgjedhur Rusinë si vendin ku ofrohet arsimi shumë cilësor dhe me standarde të larta!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here