Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu reagoi në lidhje me lajmin që doli për detyrën e re të rëndësishme që ajo mund të marrë.
Bëhet fjalë për një aplikim që ajo ka bërë për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Ajo ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një pozicion që varet nga qeveria dhe nëse e fiton do të jetë e para shqiptare që do të marrë këtë post të rëndësishëm.
“Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal. E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari. E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar. Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare. E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon“, Sqaron Bregu.