“Pse më shikon?”, si nisi përplasja në Çole. Kush është autori që qëlloi me pistoletë

0
155

Detaje te reja nga përplasja me armë në “Çole”, ngjarje te cilen policia e zbardhi per 24 orë duke identifikuar edhe autorin. Policia e Vlorës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur të shtunën në mesditë, në rrugën Transballkanike, pranë rrethrrotullimit të lagjes “Çole”.

Si autor, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin që qëlloi me armë ndaj 25-vjeçarit, O.C., pas një debati për motive të dobëta. Burime nga Policia e Vlorës, kanë konfirmuar se autori me iniciale Q.M, 34 vjeç, pasi ka debatuar me të riun, pranë një lokali në afërsi të rrugës Transballkanike, i është afruar pranë automjetit, duke kanosur me pistoletë.

Ndërsa më pas, ka qëlluar dy herë në drejtim të mjetit të tij tip “Renault Megane”. Pas shkrehjes së armës, 34-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, me automjetin e tij. Nga plumbat e armës ka pasur vetëm thyerje të xhamave të automjetit të 25- vjeçarit dhe jo persona të plagosur.

Pak pas ngjarjes, nga vendi i ngjarjes u largua dhe vetë 25-vjeçari. Vetëm disa orë më vonë, pas sekuestrimit edhe të pamjeve filmike nga bizneset në afërsi të rrugës, Policia ka arritur të zbardhë të plotë ngjarjen dhe të identifikojë personat e përfshirë në konfliktin e armatosur.

Më pas, Policia ka arritur të gjejë të dy automjetet e përdorura nga personat e konfliktuar, ndërsa ka sekuestruar edhe një gëzhojë pistolete, që burime të Policisë konfirmojnë se kishte mbetur në automjetin e agresorit. Bashkë me gëzhojën, si provë materiale janë sekuestruar dhe dy automjetet e përfshira në ngjarje.

Më pas, Policia ka marrë dhe dëshminë e 25-vjeçarit, lidhur me rrethanat e konfliktit. Mësohet se ky i fundit ka pranuar se gjithçka ka ardhur për një grindje të çastit, fare rastësisht për motive të dobëta. 25-vjeçari ka theksuar, sipas deklarimeve të tij, se gjithçka ka ardhur pas një momenti, pse më sheh, ndërsa më pas, 34-vjeçari është afruar në automjetin e tij duke qëlluar me pistoletë.

Aktualisht, Policia nuk ka arritur të gjejë armën, ndërsa agresori 34-vjeçar, me inicialet Q.M., emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak hetimeve, është një person i skeduar nga Policia me precedent të mëparshëm penal. Burime nga Policia, kanë konfirmuar se autori është i skeduar për disa vepra penale, si armëmbajtje pa leje, ndërsa, tashmë është një person i shpallur në kërkim dhe vijon puna për arrestimin e tij.

Nga ana tjetër, pavarësisht deklarimit të të riut se gjithçka ka ndodhur pas një sherri banal, Policia nuk përjashton pista të tjera hetimi, që mund të ketë çuar dy të rinjtë deri në përplasje me armë. Dyshime të tilla lindin nga fakti se i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka bërë denoncim për ngjarjen. /Panorama/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here