Protesta, Tavo: Shqiptarët dëshmuan se janë të fortë dhe duan të dëgjohen

0
122

Deputeti i LSI-së për qarkun e Gjirokastër, Vangjel Tavo ka reaguar pas protestës. Në një postim në facebook, ai e cilëson madhështore, për faktin se shqiptarët sipas tij, dëshmuan se kanë zë të forët dhe që duan të dëgjohen. ”Një Shqipëri më e drejtë, me më shumë mundësi e të ardhme më të mirë për rininë. Një Shqipëri evropiane dhe shtet i së drejtës, jo kremator i shpresës”,-shkruan Tavo.

Statusi i plotë

Në kohë mashtrimi të madh, të thuash të vërtetën është akt revolucionar. Sot shqiptarët treguan se ata meritojnë më shumë.

Kjo protestë madhështore dëshmoi se shqiptarët kanë zë, kanë një zë të fortë, dhe duan të dëgjohen. Një Shqipëri më e drejtë, me më shumë mundësi e të ardhme më të mirë për rininë. Një Shqipëri evropiane dhe shtet i së drejtës, jo kremator i shpresës.

Falenderoj të gjithë pjesmarrësit nga qarku i Gjirokastrës të cilët iu bashkuan thirrjes së përbashkët mbarë kombëtare për një vend më të mirë për të gjithë ne dhe fëmijët tanë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here