Inspektimi i Veliajt dhe Haxhinastos, PD reagon: U ecin punët më hapin e breshkës

0
154

veliaj_dhe_haxhinastoPartia Demokratike ka reaguar lidhur me deklarata e ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që të dy inspektuan punimet tek Unaza e Re.

Në reagimin e saj, PD thotë se punimet në këtë aks nuk po ecin me shpejtësi për shkak se nuk ka fonde, pasi sipas demokratëve janë vjedhur.

“Për t’u dukur sikur punojnë , Mondi dhe Eri, si Loli dh Coli u shfaqën mbi gërmadhat e një projekti i cili duhet të ishte drejt përfundimit. Por punët  ecin me ritmin e breshkës sepse nuk ka lekë, sepse lekët që u mblidhen qytetarëve me taksat e rritura me çmimin e rritur të energjisë dhe të naftës,  vidhen nga qeveritarët.  1.2 miliardë dollarë është shuma e parave të vjedhura në mbi një vit”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

Demokratët shtuan se Qeveria ka marrë 700 milionë Dollarë borxh dhe nuk ka investuar në asnjë rrugë të re.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency