Programi i plotë i protestës. Ja çfarë pritet të ndodhë

0
113

Ka nisur protesta madhështore e opozitë. Nga selia e PD-së kreu Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha janë nisur drejt vendit ku do të mblidhen, përpara kryeministrisë.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është nisur nga selia e LSI-së në drejtim të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

“Ju e shikoni se sot është diell, asgjë nuk do të ndodhë në protestë. Qytetarët janë bashkuar sot, janë entuziastë dhe siç duket një fije shprese ka lindur në shpirtin e tyre, edhe pse të varfër shqiptarisht.

Ky është një sinjal i jashtëzakonshëm për të rinjtë shqiptarë, që të mos largohen nga Shqipëria. Çizmja është për atë që ka mbetur i vetëm, jo për shqiptarët. Ai i ka bërë Shqipërisë atë që nuk ia bëri askush tjetër, Edi Rama është vetëm”, tha Kryemadhi në një prononcim për mediat, pak minuta para nisjes së protestës.

Programi i protestës është si më poshtë:

Programi I folesve

Zonja dhe zoterinj, te nderojme himnin kombetar

1. Zv, kryetari i Partise Demokratike, Edmond Spaho

2. Kryetari i Shoqates antikomuniste te ish te Perndjekurve Politike- Nebil Cika

3. Ky eshte nje bashkim mes qytetareve kunder te keqes, pa dallime partiake. Kemi sot ketu, zotin agim kaca, nje aktivist i njohur i Partise Socialiste, qe ka vendosur te mbeshtese kauzen tone ,Z.Agim Kaca

4. Kryetar I Partise Republikane- Fatmir Mediu-

5. Kryetari I Levizjes per zhvillim kombetar -Dashamir Shehi –

6. Kryetar i Partise Demokristiane -Nard Ndoka

7. Kryetar I partise Bashkimi per te drejtat e njeriut -Vangjel Dule

8. Kryetar I Partise Agrare Ambientaliste – Agron Duka

9. Kryetare e Levizjes Socialiste per Integrim –

Monika Kryemadhi

10. Oficeri i polivise qe ndaloi habilajt, nuk e dinte se ate nate qe ushtroi detyren, ne fakt sapo i kishte hapur dyert nje perndjekje ndaj tij dhe familjes se tij. Dritan Zagani qe zbuloi i pari lidhjet e Tahirit me drogen, vjen ne kete shesh me nje mesazh

11. Kryetari I Partise Demokratike -Lulzim Basha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here