Policia postoblloqe në hyrje-daljet e qyteteve, ja çfarë po ndodh…

0
178

Disa mijëra qytetarë në mënyrë të organizuar dhe me automjetet e tyre prej orëve të para të mëngjesit janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.

Por sikundër raportohet pothuajse në çdo qytet, policia ka ngritur postoblloqe duke ushtruar kontroll në automjetet e të gjitha llojeve.

Burime policore bëjnë të ditur se kontrollet synojnë kapjen e personave në kërkim, por është pak i çuditshëm ky justifikim, përderisa në ditë të tjera policia nuk ka ngritur të tilla postoblloqe.

Duket se policia ka zgjedhur ditën e protestës për t’u kujtuar për kapjen e personave në kërkim, kur një gjë të tillë mund ta bënte ditë më parë ose më pas.

Në to janë angazhuar kryesisht pjesëtarë të FNSH-së, ndërsa dyshimet janë që të krijohen vonesa në transportin e qytetarëve që i janë përgjigjur thirrjeve të partive të opozitës për t’iu bashkuar protestës. Sikundër raportohet forcat e FNSH po ushtrojnë kontrolle në mjetet private, furgonë apo autobuzë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here