“Të jesh vajzë a grua në politikën shqiptare është…”

0
1008

Deputetja e Lëvizjes Soicialiste për Integrim, Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin Dite e Re është shprehur se të jesh vajzë dhe të merresh me politikë është sfidë.

Floida Kërpaçi: “Të jesh vajzë, të jesh grua dhe të merresh me politikë është një sfidë. Sepse e tillë është shoqëria jonë.

Por mendoj që ne duhet të luftojmë akoma më shumë që shumë gra të bëhen pjesë e politikës, për ta bërë politikën shqiptare dhe për ta ndryshuar.”

Kryetarja e LRI-së u shpreh se të jesh pjesë e forumit rinor kërkon angazhim të madh.

Floida Kërpaçi: “Të jesh pjesë e politikës kërkon një angazhim jashtëzakonisht shumë të madh dhe për më tepër të jesh pjesë e forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim është një përgjegjësi e madhe sepse ne kemi shumë të rinj që i kanë shpresat tek forumi jonë për një arsye të vetme sepse iniciativat që kemi ndërmmarrë nuk janë për të qëndruar në letër por i kemi ndjekur hap pas hapi për të gjetur zgjidhje.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here